Xhesika, femra fatale për “Campari”-n
Sytë e thellë dhe shikimi intensiv i Xhesika Albës janë protagonistët absolutë të kalendarit “Campari 2009”. Format sensuale të aktores amerikane bëhen tashmë imazh i një viti të tërë pasioni. Fotografi i zgjedhur për këtë shërbim plot dritë dhe ngjyra ka qenë pikërisht Mario Testino. Ato do të jenë pjesë e një edicioni të limituar prej vetëm 9999 kopjesh, duke festuar në këtë mënyrë përvjetorin e 10-të të Campari-t. Në këto poza aktorja e re bën të sajën skenën duke u zhvendosur nga e bardha te linjat persiane e së kuqes, për të shtuar në maksimum misterin. Bukuria mesdhetare e Xhesika Albës është mishërim perfekt i imazhit të Campari-t: elegante, joshëse dhe bashkëkohore. Pasioni i kuq manifeston “ligësinë” e kësaj loje duke premtuar vazhdimin e intrigës së një ëndrre që s’ka fund. Nuk na mbetet veçse të presim vitin tjetër për të shijuar magjinë...
Paris Hilton kthehet me albumin e dytë
Është gati të prezantojë albumin e dytë. “Është i stilit ‘dance’ dhe është vazhdim i stilit të këngëtares Kajli Minog”, - pohon trashëgimtarja e hoteleve të famshme “Hilton”. Disa muaj më parë ajo nxori në treg singëlin “My BFF”, për të cilin bashkëpunoi ngushtë me Majk Grin. Hilton ka nxjerrë në treg një linjë veshjesh intime dhe një të tillë parfumi dhe ka marrë pjesë në një shfaqje reality, të cilën e përmbylli pa sukses. Për këtë arsye riprovon në muzikë. Albumi i parë u shit vetëm në 700 000 kopje, duke lënë një shije të hidhur për Paris Hiltonin, që nuk ngurron të eksperimentojë. Kështu, vajza tekanjoze provon përsëri duke u kërkuar ndihmë atyre që vërtet kanë ide të qarta në lidhje me muzikën dhe tregun. Ai që e ndihmoi fillimisht ishte pikërisht ish-i fejuari, Benji Maden. Një shaka e fatit bëri që të dy të këndonin vetëm një këngë, për të ndërprerë më pas çdo lloj raporti të krijuar. Albumi i ri, sipas informacioneve të para, mendohet se do të titullohet “Paris Hilton’s My New Bff” dhe do të dalë në shitje pas shumë muajsh përgatitje.
3 Dhjetor 2008