Plani 6-pikësh, Prishtina proteston ndaj EULEX-it
“Vetëvendosje”: Autoritetet kosovare po gënjejnë popullin. Thaçi: “EULEX-i do të shtrihet në mbarë Kosovën më 9 dhjetor”
Blerina Olldashi
Plani 6-pikësh i sekretarit të OKB-së, Ban Ki Mun, është kundërshtuar dje në Prishtinë me anë të protestës me moton “Në mbrojtje të sovranitetit”. Qytetarët brohoritën parulla “EULEX-UNMIK merri plaçkat edhe ik”, “Ik n’Serbi Lamberto Zanieroviç”, “Kundër 6 pikave për sovranitet”, “Hashimi? - Edhe i bukur, edhe tradhtar”, “Fatmir, as fat, as i mirë”, “Skënder, le krejt” etj.
Liderët kosovarë u akuzuan edhe nga lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i cili u shpreh se ata po e gënjejnë popullin duke u shprehur se plani gjashtëpikësh i sekretarit Ban Ki Mun është përfshirë në planin për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë sipas modelit që ka kërkuar Serbia. Protesta përfundoi e qetë dhe pa incidente. Protesta u organizua nga rreth 20 organizata joqeveritare dhe të gjithë u mblodhën para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, për t’i thënë jo një plani që sipas tyre cenon sovranitetin e Kosovës dhe e rikthen Serbinë në Kosovë.
Edhe pak ditë më parë, në Prishtinë u mbajt një protestë paqësore që kishte qëllim të njëjtë me protestën e djeshme. Organizatorët u shprehën se nuk do të tërhiqen nga protestat deri në marrjen parasysh të tyre nga ndërkombëtarët. Ndërkohë, kryeministri Thaçi, në një prononcim për median, e konsideroi protestën si të panevojshme, pasi, sipas tij, plani gjashtëpikësh tani i takon së kaluarës. “Gjashtëpikëshi i takon së kaluarës, nuk është projekt i implementueshëm në Republikën e Kosovës dhe do të ketë vetëm një sistem unik të doganave, policisë dhe drejtësisë”, - tha Thaçi. Sipas tij, EULEX-i do të funksionalizohet në mbarë vendin më 9 dhjetor. Shtrirja e misionit EULEX ishte planifikuar që të fillonte dje, por zëdhënësja e këtij misioni në Prishtinë, Karin Limdal, u shpreh se funksionalizimi i EULEX-it do të bëhej brenda pak ditësh duke mos dhënë shpjegime për shtyrjen. Nga ana e tij, kryeministri kosovar Hashim Thaçi u shpreh se EULEX-i do të ketë kuptim vetëm nëse që në ditën e parë të punës së tij do të zbarkojë edhe në veri të Mitrovicës. Këshilli mbështeti raportin e sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Mun, i cili përfshinte një marrëveshje gjashtëpikëshe me Beogradin me të cilën ndërlidhej edhe vendosja e misionit europian në Kosovë, si dhe reagimin katërpikësh të Prishtinës zyrtare, që kërkonte shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin mbi bazën e planit “Ahtisari” dhe të Kushtetutës së saj.
Obama: “Xhons, i angazhuar maksimalisht për Kosovën”
Presidenti i ri i Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama, e ka vlerësuar maksimalisht figurën e sapozgjedhur të këshilltarit të tij për Sigurinë, Xhejms Xhons. Sipas tij, kontributi që ka dhënë Xhons në Kosovë dhe në zona të tjera i ka kaluar parashikimet. Presidenti i zgjedhur amerikan, Barak Obama, tha se i nominuari i tij për postin e këshilltarit për Siguri Kombëtare, Xhejms Xhons, do të sjellë përvojën e shërbimit në uniformë dhe atë të diplomatit. Gjenerali në pension, Xhejms Xhons, 64-vjeçar, ishte komandant suprem i NATO-s, ndërsa vitin e kaluar ka qenë këshilltar i administratës së presidentit Bush për çështje të sigurisë në Lindjen e Mesme. Presidenti Obama, gjatë nominimit të gjeneralit Xhons, tha se ai ka punuar në linjat e para të frontit në situatat globale të jostabilitetit, që nga Kosova deri në Irakun Verior dhe Afganistan.
Bruksel, NATO diskuton për EULEX-in
Shtrirja e EULEX-it në Kosovë ka mbledhur në Bruksel krerët e diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s. Ministrat në këtë takim ripërsëritën përkrahjen për vendosjen sa më të shpejtë të misionit europian në Kosovë me bindjen se të gjitha palët në Kosovë po veprojnë në atë mënyrë që mos arrihet deri te shpërthimi i dhunës. Zyrtarët e kësaj aleance u shprehën se NATO-ja është duke punuar dhe është e bindur se kjo gjendje në shtetin e ri do të mbetet e qetë. Sa i përket nismës së Serbisë për ndryshimin e Marrëveshjes së Kumanovës, gjë që e kundërshton Prishtina, zyrtarët e Aleancës kanë thënë se mundësia e ndryshimit të Marrëveshjes së Kumanovës as që do të futet në axhendën e takimit në nivel të ministrave të Jashtëm që filloi dje në selinë e NATO-s. Zëdhënësi i Xhejms, Apathurai, deklaroi se në NATO nuk zhvillohet asnjë diskutim rreth kësaj nisme e as që ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e NATO-s përsa i përket Marrëveshjes së Kumanovës.
3 Dhjetor 2008