Linja falas, denonco pasuritë e zyrtarëve
Çdo qytetar mund të denoncojë abuzimet e zyrtarëve, rastet e pasurive të padeklaruara dhe konfliktet e interesit. Që sot kjo mund të realizohet përmes telefonatave në numër pa pagesë, postës elektronike ose letrave të zakonshme. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) nisi dje fushatën televizive për të inkurajuar publikun, median dhe shoqërinë civile për raportimin e rasteve të fshehjes së pasurisë ose të konflikteve të mundshme apo reale të interesit te zyrtarët publikë dhe të zgjedhurit. ILDKP luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e qeverisjes në Shqipëri me anë të monitorimit, hetimit dhe ofrimit të mbështetjes dhe udhëzimeve për deklarimin e pasurive dhe konflikteve të interesit dhe i dërgon hetimet e saj në Prokurorinë e Përgjithshme për ndjekje të mëtejshme penale. Kjo nismë pasoi fushatën televizive të realizuar në prill të vitit 2009 në të cilën u promovua "ILDKP me dyer të hapura", që synonte të rriste transparencën dhe përfshirjen e medias, shoqërisë civile dhe qytetarëve si pjesë e strategjisë së këtij institucioni për bashkëpunim të ndërsjellë. Qindra qytetarë, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile ndoqën "ILDKP me dyer të hapura", për të parë nga afër përzgjedhjen rastësore të zyrtarëve publikë, deklaratat e pasurisë së të cilëve do të jenë subjekt i një kontrolli të plotë dhe të gjithanshëm.
Fushata e tanishme televizive evidenton mënyrat e ndryshme që qytetarët e interesuar mund të përdorin për të raportuar abuzimet e mundshme me postin nga zyrtarët publikë. Këto mënyra janë: linja telefonike falas me numrin 0800-9999, posta elektronike me adresë unedenoncoj@hidaa.gov.al, ose me letër apo vizitë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, që ndodhet në Rr. "Reshit Çollaku", Tiranë. Programi i USAID-it për Shtetin Ligjor punon me gjykata, ILDKP-në dhe institucione të tjera të mbikëqyrjes, si dhe me organizata monitoruese për të luftuar korrupsionin në sektorin publik shqiptar.
ILDKP, për të gjitha këto raste, fillon procesin e verifikimit të tyre për të vërtetuar saktësinë e informacionit. Një pjesë e këtyre rasteve janë në proces kontrolli dhe do të bëhen të njohura për median. Sipas zyrtarëve të institucionit, në çdo rast, Inspektorati i Lartë ruan konfidencialitetin dhe administron në mënyrën e duhur çdo informacion të ardhur nëpërmjet postës, telefonit pa pagesë dhe postës elektronike.
Shtimi i numrit të rasteve të denoncuara në ILDKP nga shoqëria civile e qytetarë të ndryshëm shikohet si tregues i rritjes së besimit ndaj institucionit. "Bashkëpunimin me median e shoqërinë civile e konsiderojmë një element shumë të rëndësishëm në suksesin e luftës kundër korrupsionit dhe shprehim besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë të forcohet edhe më tej", thotë kryeinspektori i pasurive, Adriatik Llalla.