Lionel Mesi, fiton Topin e Artë për herë të dytë

Lojtari argjentinas, Lionel Mesi, ka fituar titullin “Topi i Artë” si lojtari më i mirë i botës për herë të dytë.Ai ka lënë pas në këtë mënyrë Andres Injestan dhe Ksavi Hernandez, duke vënë kurorën e mbretit, ndërsa ka fituar çmimin më prestigjoz në nivel individual.
Sivjet ishte e sigurt se çmimi do të shkonte në Barcelonë, kësisoj katalanasit arritën Juventusin, skuadra nga ku kanë dalë tetë fitues të “Topit të Artë”.
“Nuk e prisja as unë. Jam shumë i lumtur, por dua ta ndaj gëzimin me shokët e mi të Barcelona-s, të cilët janë përgjegjësit kryesor për këtë sukses timin”, deklaroi Messi gjatë ndarjes së çmimeve.
Lionel, i cili mbërriti në “Camp Nou” në moshën 14-vjeçare është argjentinasi i tretë që fiton Topin e Artë pas Di Stefano-s (1957, 1959) dhe Omar Sivori-t (1961).