E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Liges Manchester United mund Liverpool

Një gol i Ryan Giggs nga pika e penalltisë dhe një karton I kuq I marrë nga Steven Gerrard kushtëzuan humbjen e Liverpool që është dorëzuar në rezultatin 1-0 në fushën e Manchester United ne sfidën për turin e tretë të Kupës së Ligës në Angli.  Një debutim i hidhur edhe për Kenny Dalglish, i cili mori drejtimin e skuadrës të kuqe pas shkarkimit të paraardhësit të tij Roy Hodgson.

Ndeshja do të niste në mënyrën më të mirë për Manchester United. Skuadra e drejtuar nga Alex Ferguson do të gjente golin e avantazhit që në minutën e dytë. Veterani Ryan Giggs do të dëgonte topin në rrjetë, duke ekzekutuar sakte nga pika e penalltisë së fituar nga sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov. Goli do të shokonte futbollistët e Liverpool, që në minutën e 32-te do të merrnin një tjetër goditje të rëndë.

Kapitreni Stiven Gerrard do të linte fushën e lojës me karton të kuq, duke vështirësuar akoma më shumë objektivin e skuadrës së Daglish për të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Rasti i vetëm i Liverpulit për të shënuar në këtë sfidë do të ishte një goditje dënimi e Fabio Aurelios në pjesën e dytë që do të ndalohej nga portiere Kuzhak.

Nga ana tjetër Manchester United do të shpërdoronte shumë mundësi për të dyfishuar rezultatin dhe në fund do të kënaqej vetem me epersinë minimale për të mbyllur me sukses ndeshjen e parë të turit te tretë të Kupës së Ligës në Angli.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›