E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lionel Mesi kundër Obamës e Stiv Xhobs

Konkurrenca është e frikshme, pasi janë në “luftë” emra si Barak Obama, Angela Merkel, Stev Xhobs, Dominik Shtraus-Kahn e Silvio Berluskoni. Mirëpo, në mesin e 32 kandidatëve për ta fituar titullin ‘Personaliteti i vitit’ nga revista ‘Time’, i vetmi sportist në listë është edhe Lionel Mesi. Sipas kësaj reviste, pothuajse unanimisht, ai konsiderohet si lojtari më i madh i gjeneratës së tij, edhe pse ndryshe nga Maradona, nuk e ka fituar kurrë Botërorin. “Ka fituar gjithçka që ngre peshë me Barcelonën dhe është në garë për titullin e tretë rresht të Topit të Artë”, shkruan kjo revistë. ‘Personaliteti i vitit’ do të zgjidhet më 16 dhjetor të këtij viti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›