E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbi prenoton fitoren me Flamurtarin

Shkëmbi kërkon fitoren me Flamurtarin dhe premton gola dhe spektakël në shtëpinë e tij. Kapiteni i ekipit juglindor Bledi Shkëmbi, është kthyer në një nga pikat më të forta të kampionëve në fuqi të vendit. Kapiteni e kërkon me çdo kusht fitoren për këtë sfidë, pasi korçarët duhet të hakmerren fort ndaj labëve që iu kanë sjellë jo pak probleme gjatë sezonit të shkuar. Të kërkosh një fitore është diçka krejt normale për çdo futbollist aq me tepër nga një kapiten, por kur bëhet fjalë për rival të tillë si Flamurtari gjërat marrin tjetër kuptim. Ndaj Shkëmbi po e përsërit shpesh gjatë këtyre ditëve se kërkon të marrë hakun, pasi ka ardhur koha që korçarët ta tregojnë më së miri veten e tyre edhe për atë se janë duke bërë progres me ardhjen e trajnerit çek Stanislav Levi në krye të tyre. “Kjo ndeshje ka shumë rëndësi dhe duhet ta fitojmë në çdo mënyrë”, mësohet të jetë shprehur lojtari. Madje ai ika premtuar teknikut Levi se do kontribuojë direkt, duke u përpjekur të shënojë dhe një gol në këtë takim të fundjavës. Shkëmbi thotë se pas punës intensive të organizuar ndryshe në seancat stërvitore në këto pak javë në drejtim të Skënderbeut të trajnerit të huaj, Shkëmbi ka reaguar mjaft pozitivisht gjë që po e bën lojtarin të arrijë në një formë fizike ashtu si e kërkon çeku i pankinës bardhekuqe. Kjo sigurisht që e ndihmon lojtarin të jetë organizator jo vetëm i mesfushës në lojë, por nga ana tjetër të mbajë lart moralin e të gjithë grupit.

Irena Vreto

Play-off

Dje

Kroaci – Turqi X-X (3-0)

Mali i Zi – Çeki X-X (0-2)

Irlandë – Estoni X-X (4-0)

Portugali – Bosnje X-X (0-0)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›