Rumenige u mbyll derën largimeve nga Bajerni
Shefi i Bajernit të Mynihut, Karl-Heinz Rumenigge, e ka bërë të qartë se bavarezët do t’i mbajnë të gjithë lojtarët në afatin kalimtar të janarit. “Me siguri që ne nuk do të shesim asnjë lojtar. Trajneri nuk e dëshiron këtë dhe unë pajtohem plotësisht me të”, ka thënë Rumenigge për faqen zyrtare të Bajernit. Komentet e tij vijnë pas spekulimeve se disa nga lojtarët nuk janë të kënaqur me rolet e tyre si zëvendësues dhe dëshirojnë të largohen