Rui Patrisio në shënjestër të Junajtid
Mançester Junajtid ka vënë në listën e transferimeve edhe portierin e Sporting Lisbonës, Rui Patrisio. “Djajtë e Kuq” dërguan një delegat në Portugali për ta përcjellë portierin në derbin kundër Portos, ndërsa pritjet e tij kanë bërë që Patrisio të përfshihet në listën e ngushtë të transferimeve të Junajtid. Mançesteri është në kërkim të një portieri, pasi në fund të sezonit pritet tërheqja nga futbolli e Edvin van der Sar