Kuvendi i Kosovës vendos himnin shtetëror, “Evropa”
Kosova që dje zgjodhi zyrtarisht himnin e saj, i cili do të përfaqësojë Republikën e re me një origjinalitet ndryshe nga ai i çdo vendi tjetër.
Mes pëlqimesh e mospëlqimesh, me shumicë votash Kuvendi i Kosovës vendosi dje që, mes tre varianteve të fundit të përzgjedhura për himnin të zyrtarizojë një melodi pa tekst të kompozitorit kosovar, Mendi Menxhiqi. Kështu, Kuvendi përfundoi edhe përzgjedhjen dhe miratimin e simboleve shtetërore të Kosovës. Kompozimi pa tekst i titulluar “Evropa”, i kompozitorit kosovar, Mendi Menxhiqi, ishte i vetmi nga 134 kompozimet konkurruese, që doli para Kuvendit dhe u miratua me shumicë votash. Himni i miratuar mori 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se Kosova po krijon bazën e vet të plotë të funksionimit shtetëror, jo vetëm me simbolet që e identifikojnë atë si shtet, por edhe me miratimin dhe fuqizimin e Kushtetutës së saj dhe ligjet që dalin nga pakoja e Ahtisarit. Përzgjedhja e këtij himni u mbështet edhe nga Presidenti, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri, Hashim Thaçi. Megjithatë ka pasur edhe mospajtime për këtë përzgjedhje. Disa deputetë kanë kritikuar sidomos procedurat e aplikuara të përzgjedhjes. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Naser Rugova, tha se miratimi i himnit do të duhej përcjellë me një debat më të gjerë dhe më serioz para se të merret vendimi. “Unë jam një nga 15 deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që votova kundër këtij himni. Të shohim tash se si do ta pranojë qytetari, popullata e Kosovës këtë himn. Çdo normë demokratike që hyn në votim, parasheh dy dhe më shumë propozime dhe alternativa. Por, praktika e procedimeve të vendimeve të mëdha kësisoj në Kuvend para aktit të kryer, tregon krizën institucionale të institucioneve qendrore të Kosovës”, u shpreh Rugova. Flamuri, stema dhe himni i Kosovës, sipas konkursit të shpallur që bazohej në kriteret e pakos së Ahtisarit dhe sipas përzgjedhjes, janë simbole shtetërore dhe nuk kanë të bëjnë me simbolet kombëtare të shumicës në Kosovë. Kuvendi dhe institucionet tjera të Kosovës qenë pajtuar që simbolet e Kosovës të mos jenë një-etnike, por më shumë të përmbajnë karakterin e simboleve që tregojnë orientimin e Kosovës si shtet pro-integrimeve euroatlantike.