E Diel, 1 Nëntor 2026

“OKB duhet të largohet në vjeshtë”

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se dëshiron që misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK) të largohet deri në fillim të vjeshtës, në mënyrë që autoritetet e Kosovës të mund të qeverisin vetë. 

“Kombet e Bashkuara nuk do të kenë dhe nuk duhet të mbesin në rolin aktual. Kjo periudhë është tejkaluar”, tha Sejdiu në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Associated Press”. Presidenti i Kosovës ka nxitur gjithashtu OKB-në dhe BE-në që të dalin me “një zë të vetëm” dhe të shmangin vendosjen e misioneve të ndara për t’u marrë me pakicën serbe. “Çfarëdo mungese e marrëveshjes mes tyre do të ketë pasoja. Kjo do të prolongonte mungesën e qartësisë dhe dualitetin e autoritetit”, tha Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›