Lipi: “Juve? Kurrë mos thuaj kurrë”

Albania Sport (AS) - Marcello Lipi ritheksoi se ka vetëm kontakte me klube të huaja, por nuk përjashtoi përfundimisht edhe një rikthim të tij te Juventusi. "Si mund ta përjashtoj atë kur kam kaluar dhjetë vjet me atë klub? Ashtu sic e kam thënë edhe herë të tjera, kurrë nuk duhet të thuash kurrë". Ish-tekniku i Kombëtares italiane shtoi se nuk ka dëshirë të flasë me presidentët e klubeve të ndryshme përpara muajit prill ose maj, pasi mund të ndodhin situata të paimagjinueshme që mund të kondicionojnë edhe vendimin e tij"