E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo- Milan, trattativat në pikë të vdekur

Albania Sport (AS) - "Cështja Roni: Madridi nuk dëshiron t'i japë lojtarit kartonin e transferimit". Sipas gazetës spanjolle "AS", tratativat midis Realit dhe Milanit tashmë janë në një "pikë të vdekur". E përditshmja pohon sipas burimeve të saj të besueshme se pozicionet e dy klubeve të përfshira në transferimin e "Fenomenit" janë tashmë të larguara. Milani është i gatshëm të paguajë brazilianin për një vit e gjysmë të kontratës që i mbetet te Reali i Madridit, por pa efektet e tjera që ka në kontratë braziliani. Klubi i bardhë nga ana e tij nuk dëshiron të lejojë Ronaldon me kosto zero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›