E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi e Murinjo: Ronaldo nuk e meritonte trofeun!

Marçelo Lipi dhe Hoze Murinjo këmbëngulin se Kristiano Ronaldo nuk e meritonte të fitonte "Topin e Artë". Tekniku i përfaqësueses italiane pohoi se triumfi i portugezit erdhi për faktin se votimet nuk u bënë nga trajnerët. "Ronaldo e fitoi ‘Topin e Artë‘, sepse atë e votuan gazetarët ndërkombëtarë", tha Lipi. "Mendoja se ai ose Leo Mesi ishin kandidatët kryesorë për të fituar. Megjithatë, po të ishte në dorën time, trofeun do t‘ua jepja të gjithë futbollistëve të kombëtares që drejtoj". Edhe Murinjo rreshtohet kundër mesfushorit të Junajted, duke thënë se vlerësimin e "France Football" e meritonte më shumë një prej lojtarëve të Interit. Ronaldo u bë lojtari i tretë portugez që merr "Topin e Artë" pas Eusebios dhe Luis Figos, por tekniku luzitan nuk mendon se kjo ishte e drejtë. "Do të kisha preferuar që trofeu të fitohej nga një prej lojtarëve jo italianë që stërvit tek Interi", ishin fjalët e Murinjos.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›