Meksikë, vriten 13 policë nga kartelet e mafias
Të paktën 13 policë kanë gjetur vdekjen nga një atentat kundër tyre ndërmarrë në qytetin Zitakuaros në Meksikë. Sipas autoriteteve vendase, sulmi është ndërmarrë nga një bandë lokale e narkotrafikut e cila kontrollohet nga një kartel i madh meksikan droge.
Policia raporton se vrasësit e dhjetë policëve kanë përdorur një kamion të madh për të bllokuar rrugën dhe më pas kanë filluar që të gjuajnë me breshëri armësh në drejtim të efektivëve të policisë. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, punonjësit e sigurisë ranë në kurthin e ngritur prej narkotrafikantëve. Nga sulmi raportohen edhe disa të plagosur. Në qytetin e Zitakuaros, i cili përfshihet në shtetin e Michoacanut, ushtrojnë aktivitetin e tyre, dy prej karteleve më me emër në Meksikë. La Familia është emri i njërit prej karteleve të drogës. Shteti i Michoacanut është vendlindja e presidentit aktual të Meksikës. Ky president ka një bilanc tragjik që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 2006. Që nga dhjetori i këtij viti në shtetin meksikan janë vrarë nga luftat mes karteleve të drogës, mbi 23 mijë persona. Qyteti më i rrezikshëm në Meksikë është Ciudad de Juarez i cili ndodhet në kufi me SHBA-në. Ky qytet ka statistikat e një qytetit i cili ndodhet në gjendje lufte.