Van Rompuy akuzon Euron për krizën ekonomike në Europë

Presidenti i Bashkimit Evropian Heman Van Rompuy akuzoi ditën e hënë fuqinë e madhe që mori euroja kohët e fundit për fshehjen e problemeve buxhetore në disa vende evropiane. Akuza e ashpër e Van Rompuy u publikua në gazetën "Financial Times".
Sipas zyrtarit evropian, tregjet financiare ishin fajtorë për një "butësi të tepruar" gjatë 11 viteve të para të monedhës unike, që solli një diferencë shumë të vogël mes përqindjes së interesave të detyrueshme të shteteve të ndryshme të zonës euro.E thënë më qartë, kjo do të thotë se vendet e ndryshme të zonës euro ishin në gjendje të merrnin hua me vlera shumë të përafërta, cilado qofshin arritjet e tyre individuale në fushën e financave publike.
"Kjo i dha ekonomisë europiane një efekt përgjumjeje. Nuk i kuptuam problemet që fshiheshin pas tyre", deklaroi ai për të përditshmen financiare britanike.Por, presidenti i BE-së shtoi se tashmë përkundrazi tregjet kanë tendencë të veprojnë më shpejtë" ndaj incidenteve të vogla, duke mbrojtur projekte të ashpërsimit të rregullimit financiar. Por, presidenti i BE-së përsëriti se shtetet evropiane nuk duhet të përjashtojnë modifikimin e traktateve evropianë për forcimin e paktit të stabilitetit buxhetor, një opsion i mbrojtur nga Gjermania, por i kritikuar nga shtete të tjerë, sepse kjo gjë mund të jetë një çështje shumë delikate në bisedime.