Liqeni Artificial ; Bashkia mbjell 500 mimoza
500 pemë dekorative, mimoza, u mbollën dje në Parkun e Madh të Liqenit Artificial në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, u shpreh gjatë punës për mbjelljen e këtyre mimozave: ''Disa mijë pemë që po mbillen në këtë park, janë përgjigjja jonë për akuzat lidhur me të ardhmen e parkut. Ne do ta garantojmë atë përfundimisht si të ardhme evropiane, sepse do të çlirojmë edhe fondin e bllokuar nga qeveria shqiptare, i cili do të na mundësojë rindërtimin e plotë të pasqyrës ujore, të gjithë infrastrukturës së brendshme dhe ambienteve çlodhëse, ndërtimin e plazhit urban tek diga, transformimin e këtij parku në një model evropian të zhvillimit mjedisor”.
Sipas tij, Parku i Liqenit Artificial do të transformohet tërësisht dhe do të rivitalizohet, duke u kthyer në një mushkëri të shëndetshme për kryeqytetin dhe në një park të standardeve evropiane.