Shtohen 500 pemë të reja te Liqeni
10/04/2009 Bashkia e Tiranës
Parku i Liqenit do të jetë prioriteti kryesor i fushatës së gjelbër të ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës. Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar fushata e radhës, e cila është finalizuar me mbjelljen e 500 fidanëve të rinj, ndërsa në ditët në vijim pritet të shtohen edhe qindra rrënjë të tjera. Sipas planit të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës, është menduar që ky park do të rivitalizohet dhe do të ketë plazh privat, rrugë të shtruara, korsi për vrapuesit, biçikletat dhe një ndriçim i veçantë, përkrah të cilit do të renditet dhe shtimi i sipërfaqes së gjelbër. “Kjo synohet të arrihet përmes shtimit të florës së parkut dhe mbjellja e 500 pemëve mimoza sot është një garanci më shumë për Tiranën e së nesërmes, për qytetin e fëmijëve dhe më të moshuarve, për ata që kanë më shumë nevojë për një qytet të shëndetshëm, për një ajër më të pastër, për një mjedis më të ekuilibruar. Rivatilizimi i Parkut të Madh të Tiranës, si një ndër prioritetet e Bashkisë së Tiranës, synon një transformim rrënjësor nga pikëpamja cilësore, ekologjike e mjedisore e kësaj arterie të kryeqytetit”, - ka pohuar kreu i Bashkisë Edi Rama gjatë zhvillimit të këtij aksioni. Po ashtu rehabilitimi i Parkut ka si synim përmirësimin e të gjithë infrastrukturës së parkut, me rindërtimin e rrugëve të brendshme, ndërtimin e një korsie të veçantë për vrapuesit e një korsi të veçantë për biçikletat e në mënyrë të veçantë rikompozimin e ndriçimit publik dhe rindërtimin e të gjithë pasqyrës ujore.