E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, nis aplikimi për të diplomuarit jashtë vendit



Në këtë mënyrë, ata duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës në Ministrinë e Arsimit brenda datës 15 prill. Dosja përmban kërkesën me shkrim për të vazhduar shkollën e lartë publike, dëftesat origjinale me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara dhe pasaportë, certifikatë lindjeje me fotografi ose letër njoftimi.

Të gjithë ata nxënës që kanë kryer shkollën e mesme jashtë shtetit do të duhet të japin provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, në mënyrë që të mund të aplikojnë për shkollat e larta publike të vendit tonë. “Nxënësit që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe që nuk kanë dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore (provimet me detyrim D1 dhe D2 dhe ato me zgjedhje Z1 dhe Z2), për t’u pranuar në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik duhet të japin provimet me zgjedhje”, – përcakton udhëzimi i Ministrisë së Arsimit.

Një komision i posaçëm është ngritur nga ministri i Arsimit, z. Fatos Beja. Ky komision do të përcaktojë nëse provimet e dhëna nga maturantët janë të barasvlershme ose jo me Maturën Shtetërore. Ndërkaq, komisioni përcakton edhe vlefshmërinë e dëftesës. “Komisioni, pasi njeh vlefshmërinë e dëftesës shkollore, përcakton mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur nëse provimet e dhëna që figurojnë në këtë dëftesë janë ekuivalente me Maturën Shtetërore”, – thotë udhëzimi.

Nëse një kandidat nuk ka dhënë provime ekuivalente me Maturën Shtetërore, ai është i detyruar që të japë provimet me zgjedhje, pasi provimet e detyruara llogariten në bazë të notave të paraqitura në dëftesë.

“Për nxënësit, për të cilët Komisioni vlerëson se dokumentet shkollore të tyre nuk dëshmojnë për dhënien e provimeve ekuivalente me Maturën Shtetërore, ky komision përllogarit notën mesatare të viteve të shkollimit dhe notat e provimeve të detyruara D1 dhe D2”, – thotë udhëzimi i Maturës Shtetërore.

Këto nota Komisioni ia përcjell zyrtarisht Komisionit të Maturës Shtetërore dhe Drejtorisë apo Zyrës Rajonale të Arsimit, ku nxënësi ka vendbanimin, deri në datën 30 prill 2009. “KMSH e DAR/ZA-ve cakton shkollën ku kandidati do të kryejë provimet me zgjedhje dhe ku do të plotësojë formularët A1 dhe A2, duke i përcjellë kësaj shkolle dhe notat që ka përcaktuar Komisioni i Posaçëm”, – procedohet në bazë të udhëzimit.

Formularët A1 të plotësuar nga nxënësit për të cilët bën fjalë ky nen, dorëzohen zyrtarisht si edhe në formë elektronike në AVA, së bashku me përmbledhësen e të dhënave të nxënësve, brenda datës 5 maj.

Dokumentet që duhen paraqitur

1. Kërkesë me shkrim për të vazhduar shkollën e lartë publike.

2. Dëftesat origjinale me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara.

3. Pasaportë, certifikatë lindjeje me fotografi ose letër njoftimi.

Tropoja binjakëzohet me komunat franceze

Një delegacion nga katër komuna të Francës, të kryesuar nga kryetari i komitetit binjakëzimit, zoti Claude Jacquot, ish-deputet në Asamblenë Kombëtare të Francës dhe ish-kryetar i komunës Fraize në Francë kanë qëndruar në rrethin e Tropojës në datat 6,7, dhe 8 prill ku kanë vizituar komunën e Fierzës, Margegajve dhe Tropojës së Vjetër. “Vizita në rrethin e Tropojës të një delegacioni që përbëjnë katër komuna nga Franca, bëhet në kuadrin e studimit të mundësive që sa më shumë komuna të Tropojës të krijojnë marrëdhënie bashkëpunimi, pse jo, dhe binjakëzimi me komunat në Francë”, - është shprehur Claude Jacquot, kryesues i këtij delegacioni. Energjia e riciklueshme, ndërtimi HEC-eve të vogla si dhe investimet në fushën e turizmit kanë qenë temë e bisedimeve në mes komunarëve francezë dhe drejtuesve të komunave të Fierzës, Margegajve dhe Tropojës së Vjetër. Ish-deputeti i Asamblesë Kombëtare të Francës, Claude Jacquot, tha se financimet evropiane janë shumë të rëndësishme dhe Shqipëria është në një pozitë mjaft të favorshme për të përfituar nga këto investime. “Qyteti ynë është shkatërruar tërësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe është një qytet i ndërtuar nga e para. Pra, kemi një qytet modern. Kemi shumë shkolla në qytet dhe shumë ndërmarrje të zhvilluara, një prej të cilave është ajo që prodhon shtëpiza prej druri. Kemi nisma për prodhimin e burimeve të reja të energjisë që i shërbejnë qytetit dhe ndërtesave publike”, - tha në takim me drejtuesit e komunave të Tropojës kryetari i komunës San Leonard të Francës. “Ne erdhëm që të njohim më mirë realitetin këtu në Tropojë që të vëmë ballë për ballë idetë tona me gjendjen që është realisht këtu. Kjo vizitë më ka rritur shpresat për të bashkëpunuar. Kjo zonë ka peizazhe të mrekullueshme. Kam menduar gjëra shumë të këndshme. Mikpritja e kësaj zone ishte e paimagjinueshme. Shpresoj që ky udhëtim të na ndihmojë që të kemi shkëmbime më interesante në të ardhmen, më të shumëllojshme dhe të jeni të sigurt që do të jemi dëshmitarë të këtij bashkëpunimi”, - theksuan pjesëtarët e delegacionit të komunave të Francës. “Komuniteti ynë i vlerëson maksimalisht përpjekjet e vazhdueshme tuajat zoti kryetar dhe të miqve tanë nga komuna e Fraize-s për të na ndihmuar me përvojën tuaj për kapërcimin e pengesave të përkohshme që na kanë shoqëruar në këtë periudhë tranzicioni, për të arritur në standardet demokratike të qeverisjes vendore që do të na krijonte kushtet për forcimin e gjendjes social-ekonomike të komunës sonë”, - theksoi në fillim të fjalës së tij përshëndetëse kryetari i komunës së Fierzës, Besnik Dusha. Në vazhdim, kreu i komunës së Fierzës në Tropojë ka shprehur optimizmin e tij për forcimin e marrëdhënieve në mes të komunës së Fierzës dhe asaj të Fraize-s në Francë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›