Liqeni i Ohrit, në mbrojtje të UNESCO-s
Pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit, shumë shpejt pritet të bëhet pjesë në listën e trashëgimisë botërore. Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, u shpreh dje se pas aplikimit UNESCO ka hapur dritën jeshile, pasi edhe kriteret janë plotësuar. Sipas tij, ngarkesa bakteriologjike në këtë liqen ka rënë 5-fish. “Shqipëria ka plotësuar tashmë një sërë kushtesh që lidhen me përmirësimin e cilësisë mjedisore të mbrojtjes së Liqenit të Ohrit dhe të përmirësimit të cilësisë së ujërave”, u shpreh Ministri i Mjedisit. Ai theksoi se pas futjes në listën e trashëgimisë botërore të Liqenit të Ohrit si pasuri natyrore, do të synohet edhe aplikimi si pasuri kulturore.