Vizita historike e Gheddafit: Tani jemi miq me italianët
“Mes Italisë dhe Libisë është mbyllur kapitulli i së shkuarës koloniale, falë kurajës së treguar nga kjo gjeneratë e italianëve”. Kështu është shprehur lideri libanez, Muammar Gheddafi, në përfundim të takimit me Presidentin italian, Georgio Napolitano gjatë vizitës historike në Itali. “Është kthyer faqja e së shkuarës dhe është hapur një faqe tjetër miqësie”, tha Koloneli. Marrëveshja mes Italisë e Libisë u nënshkrua më 30 gusht 2008. Por koloneli nuk kishte ardhur pa ‘surpriza’. Ai kishte marrë me vete edhe një foto dhe një person të moshuar, të dy simbole të së kaluarës. I moshuari ishte Mohamed Omar Al Muktar, pasardhës i heroit libanez, që luftoi kundër italianëve, Omar Al Muktar. Dhe në uniformën e tij të errët, Gheddafi mbante në gjoks një fotografi të Omar Al Muktar. Takimi i tij i parë ishte me Presidentin e vendit, Napolitano, ndërsa në vijim u takua me Kryeministrin Berluskoni dhe pritet të mbajë gjatë dy ditëve të tjera një takim në pallatin “Giusticiani”, që ishte parashikuar të mbahej në senatin italian, por u anulua pas takimit të krerëve të grupeve parlamentare. Lideri i “Italia e Vlerave”, Antonio Di Pietro e ka konsideruar fyerje praninë e Gheddafit në Itali. “Pas Gheddafit, të cilit kryeministri i ka dhuruar me emrin personal 5 miliardë euro publike, tani na duhet të presim edhe Omar Hasan Ahmad al-Bashir, diktatorin e Sudanit, e mbase do të jenë të ftuar VIP, në vend të Topolanek, në festën e ardhshme në vilën Certosa”, tha ish-kryeministri.