E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin në TIA avioni transportues i mallrave

 

Për herë të parë një avion transportues A 310-300, i dedikuar vetëm për transport mallrash, mbërrin në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Që tani e tutje, ky avion nën drejtimin e Turkish Airlines do të shërbejë për transportin e mallrave midis Turqisë, Italisë dhe Shqipërisë. Shërbimi i ri, i cili filloi më datë 7 qershor 2009, ka frekuencë një herë në javë. Itinerari i tij i plotë është Stamboll-Tiranë-Milano-Stamboll, dhe mbërrin në Tiranë çdo të diel në orën 11:45. Të gjitha llojet e mallrave mund të transportohen në itinerarin e lartpërmendur, duke përfshirë këtu dërgesa si personale, ashtu edhe biznesi. Kapaciteti maksimal i ngarkesës së mallrave për avionin A 310-300 është 36.000 kg dhe 200 m3.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›