E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liqeni i Ohrit pjesë e UNESCO-s, trajnim në Pogradec për procesin

POGRADEC- Pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit, por edhe Prespa pritet t’i shtohen listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Trajnimi dyditor në Pogradec ka mbledhur ekspertë nga vende të ndryshme për t’i dhënë jetë projektit në fjalë, i cili synon mbrojtjen dhe ruajtjen e dy liqenev.

“Mendoj se ky trajnim do t’i shërbejë fuqimisht ngritjes së kapaciteteve lokale dhe qendrore si dhe garantimin e një procesi për përgatitjen e të gjithë dokumentacionit të plotë për këtë proces, me qëllim garantimin e futjes edhe të pjesës shqiptare nën të njëjtin status”, u shpreh Arjan Merolli përfaqësues i ministrisë së Mjedisit.

Tashmë liqenit të Ohrit i është ndezur drita jeshile, për tu bërë pjesë e trashëgimisë botërore, ndërsa pjesa maqedonase e ka fituar këtë status prej vitit 1983.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›