Liri Berisha mesazh në CNN, për vëmendje ndaj personave me autizëm
Në ditën botërore të autizmit, bashkëshortja e kryeministrit Liri Berisha nën drejtimin e fondacionit fëmijët shqiptar i është bashkuar përpjekjeve ndërkobëtare për trajtimin e këtij fenomeni.Liri Berisha është shfaqur në një spot televiziv me një mesazh sensibilizues në kanalin CNN dhe një numër kanalesh të tjera duke apeluar për vemendje ndaj personave me autizëm.Fondacioni ka ndërtuar së fundmi një partneritet mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e trajtimit të fëmijëve me autizëm në Shqipëri."Autizmi flet" një nga organizatat me me influence ne nivel botëror ka njoftuar pranimin e Shqipërisë dhe të Irlandës si pjesë e inciativave globale mbi autizmin në shëndetin publik.
Fjalës se bashkëshortes së sekretarit të përgjithshëm të Kombëve të bashkuara Ban Ki Mun dhe bashkeshortes së kryeministrit britanik Gordon Braun i bashkohet edhe mesazhi sensibilizues i zonjës Liri Berisha.