Ndërpritet pajisja më pasaporta ekzistuese për të gjithë qytetarët e Tiranës
Në kuadër të implementimit të prodhimit të pasaportave Biometrike, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, tha se duke filluar nga dita e sotme më datë 02.04.2009 do të ndërpritet pranimi i dokumenteve, për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportën ekzistuese.
Ndërkohë, për çdo aplikim për pasaportë Biometrike, qytetarët duhet të paraqiten për aplikim, në qendrat pranë njësive bashkiake përkatëse Tiranë, ku aktualisht po prodhohen kartat e identitetit. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, sqaroi dje edhe se për pasaportën ekzistuese, për udhëtim jashtë shtetit, do të vazhdojë të prodhojë aplikimet e pranuara përpara kësaj date. Po ashtu njoftojmë qytetarët, të cilët do të aplikojnë për pasaportën ekzistuese deri më datë 02.04.2009, afati i prodhimit të tyre do të kryhet brenda 2 javëve nga dita e aplikimit, - tha policia e Tiranës.