E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e Shtypit, OSBE konference, Topi takon mediat

TIRANE-Liria e medias në Shqipëri do të jetë temë e konferencës që prezenca e OSBE-së do të organizojë sot me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 3 Majin si "Dita Botërore e Lirisë së Shtypit", për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t'ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë, që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.

Media shqiptare midis politikes dhe biznesit, liria e medias dhe pergjegjshmeria dhe etika ne media ne Shqiperi do të jenë disa nga temat që do të diskutohen në konferencën e sotme e cila do të hapet me fjalën e nënkryetares së Prezencës së OSBE-se ne Shqiperi, Renate Herrmans. Gjatë konferencës do të ketë dhe diskutime ne lidhje me pengesat qe has media ne raportimin e saj ne perputhje me parimet etike shmangien e ndikimit te biznesit dhe politikes ne pavaresine e medias. Veterregullimi si nje nga mekanizmat e mundshem per zgjidhjen e problemit.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të japë sot në mesditë një pritje në Presidencë me rastin e Ditës botërore të Lirisë së Shtypit. Kjo ditë më shumë se festime, ofron mundësinë për të reflektuar mbi nevojën për të qenë vazhdimi¬sht vigjilent dhe i mirinformuar.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›