Opozita vazhdon grevën Rama: Rezistencë për lirinë e mohuar
TIRANE- Opozita vijon sot per treten dite greven e urise ne kuader te protestes maratone te nisur ne daten 30 Prill. Cadrat me grevistet vazhdojne qendrojne dhe sot me 2 Maj para selise se qeverise ndersa kordona policie ruajen godinen kryeministrore. 22 deputetë të PS-së dhe mbi 180 mbështetës, hynë me 30 Prill në grevë urie dhe kanë kaluar mbreme natën e dyte në cadrat e ngritura në Bulevard, pas fjalimeve në nisje të protestës. Dy deputetët grevistë, Arben Malaj e Taulant Balla nisen sot për në Bruksel, në përbërje të delegacionit shqiptar të Komitetit Ndërministror për Stabilizim- Asociimin BE-Shqipëri. Ata do të ndërpresin grevën në çadrat para Kryeministrisë për të shprehur shqetësimet e opozitës para eurodeputetëve. Edi Rama dhe njehere kujtoi sot se "protesta me greve eshte nje beteje e sakrifice qe nuk ndalet, ndaj qeveria te mos shurdhenoje por te reflektoje". Policia justifikon prezencen e saj me efektive prane cadrave te grevisteve, ndersa mbeshtetes te greves sigurojne se nuk do te dhunojne asnje institucion. Gjendja e grevisteve ka nisur te rendohet. Shfaqen shenjat e para te perkeqesimit te shendetit te tyre.
ORA: 19:31- RAMA: KJO BETEJE E NJE POPULLI TE TERE
Kryetari i Partisë Socialiste ndodhet sërish këtë pasdite përpara mbështetësve dhe pranë grevistëve që janë duke mbyllur ditën e tretë të grevës së urisë. Gjatë një fjalimi përpara të pranishmëve në Bulevard, Rama theksoi se beteja e opozitës për lirinë e mohuar është beteja e një populli të tërë që nuk do të ndalet.
Ndërsa përmendi bashkimin e një tjetër qytetareje në grevën e urisë, Rama tha se mbështetja e njerzve të thjeshtë është shprehje kuptimplote e faktit se kjo betejë është përpjekja e një populli.
“Sot është një ditë e vecantë edhe për këtë grevë, sepse i është bashkuar kësaj greve një qytetare si plot e plot të tjerë në këtë vend, që nuk është anëtare as mbështetëse e PS, por pjesë e këtij populli opozitar pasi kërkon bashkë me familjen e saj pronën që ka trashëguar nuk arrin dot ta marrë. Ajo quhet Mimoza Pocari dhe une e përshëndes, si shprehje kuptimplotë të faktit se kjo betejë nuk është përpjekja e një partie për të marrë pushtetin por beteja e një populli” u shpreh Rama.
Duke ju referuar kërkesave të policisë së Tiranës për të zhbllokuar bulevardin, kryesocialisti u shpreh: “Nuk ka punë qeveria as me trafikun, as me këtë hapësirë për të cilën unë kam marrë votën e qytetarëve të Tiranës dhe jap llogari vetëm përpara tyre”.
Ndërkaq Rama ju drejtua forcave të policisë duke u kerkuar të respektojnë unformën, pasi sic tha ai, opozita nuk është në betejë me shtetin.
Ndër të tjera kryetari i socialistëve u beri thirrje qytetarëve të përgatiten për të rezistuar deri në fund.
“Përgatituni për të rezistuar, sepse beteja jonë mund të jetë e shkurtër nëse Berisha do të reflektojë shpejt, por do të jetë edhe e gjatë nëse jo nuk ndodh. Asnjë krevat nuk do të ngelet bosh por një do dali e 5 të tjerë do të hyjnë në grevë urie” tha kreu i opozitës.
ORA: 19:07- BRACE: KEMI HYRE NE NJE RRUGE PA KTHIM
Duke shprehur mirënjohje për të gjithë mbështetësit e opozitës që edhe sot ndodhen pranë 200 grevistëve në bulevardin përpara kryeministrisë, deputeti Erjon Brace tha se opozita ka hyrë në një rrugë pa kthim deri në transprencën e plotë të votave të shqiptarëve.
“Kemi hyrë në një rrugë pa kthim nga e cila nuk mund të kthehemi më pas. E kemi toleruar boll Berishën, e njohëm rezultatin e zgjedhjeve pavarësisht se na vodhi votat, kemi toleruar edhe kur ka vendosur të pasurojë ministrat e sojin e tij të banditëve mbi kurrizin tuaj, por nuk mund ta lejojmë të na vjedhë të drejtën për transprencën e plotë të votave” u shpreh Brace.
ORA: 18:52- KODHELI: KJO GREVE URIE ESHTE E VERTETE
Deputetja Mimi Kodheli theksoi gjatë fjalë së saj përpara protestuesve se greva e urisë e deputetëve dhe qytetarëve është grevë e vërtetë, transparente e sublime.
“Ju siguroj që kjo është një grevë urie e vërtetë, transparente, sulime, që këta qytetare bëjnë realisht duke ju përgjigjur kërkesës suaj për lirinë e fjalës, demokracinë. 200 vetë bëjnë një grevë të vërtetë urie, le tu japim kurajo të vazhdojmë luftën tonë sublime deri në përmbysjen e pushtetit” theksoi Kodheli.
ORA: 18:33- DEPUTETëT SOCIALISTë FLASIN PëRPARA MBëSHTETESVE
Deputetët socialistë kanë mbajtur edhe pasditen e sotme fjalime përpara mbështetësve të mbledhur përpara cadrave të ngritura në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku deputetët socialistë dhe 180 qytetarë ndodhen në ditën e tretë të grevës së urisë.
Deputeti socialist Namik Dokle nënvizoi se qëndresa e opozitës do të vazhdojë deri në zgjidhjen përfundimtare të kauzës për transparencën e plotë të zgjedhjeve. “Do të vazhdojmë të përdorim qëndresën tonë. Nuk këpusim asnjë lule por do te këpusim zinxhirët e korrupsionit të qeverisë së Berishës. Këtu do të mblidhemi cdo ditë në orën 6 , cdo ditë deri sa ti japim zgjidhje përfundimtare kauzës sonë të madhe” u shpreh Dokle.
ORA: 16:49- OPOZITA VAZHDON QETëSISHT GREVëN E URISë
Situata para selisë së kryeministrisë, ku vazhdon në mënyre paqësore protesta e opozitës dhe greva e urisë së deputetëve socialistë se bashku me dhjëtra mbështetës të tyre, vazhdon e qetë. Forca të shumta policore vëzhgojnë situatën ndërkohë që grevistët kanë filluar të shfaqin shenjat e para të dobësisë të ardhura nga mungesa e ushqimit.
“Kemi marrje mendsh, pak tension dhe dhimbje koke, por nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër, do ta cojmë deri në fund kauzën tonë” u shpreh per News24, një qytetar që i është bashkuar grevës së urisë.
ORA: 15:41- VOCAJ: ZHBLLOKONI BULEVARDIN
Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i kërkon Partisë Socialiste të lirojë Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Përmes një letre drejtuar kryetarit të PS, Edi Rama, njeriu që drejton efektivat blu të kryeqytetit duke iu referuar edhe korrespodencave të mëparshme sqaron se ligji për tubimet nuk lejon zhvillimin e tubimeve disa ditore.
Vocaj shkruan se për cdo ditë tubimi duhet të dërgohet një njoftim në polici sikundër parashikohet në nenet 5 dhe 7 të ligjit nr 8773 për tubimet.
Kreu i policisë thotë se bllokimi i bulevardit ka cënuar rëndë situatën e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës në fundjavë dhe do të vazhdojë të përkeqësoje gjendjen në rast të mos lirimit të tij .
Policia kujton se vënia e pengesave dhe ndalimi me cdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, përbën vepër penale parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal. Në këtë letër, Vocaj i kërkon Ramës mirëkuptim dhe zhbllokim të rrugës dhe krijimin e mundësive për normalizimin e trafikut rrugor në Bulevard.
Greva e urisë e 22 deputetëve të Partisë Socialiste dhe përkrahësve të saj, nisi në orët e vona të mbrëmjes të së premtes pas protesës së opozitës nisur në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më tej në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë. Pas përfundimit të protestës, Grupi Parlamentar i PS-së komunikoi hyrjen e 22 deputetëve dhe 180 përkrahësve të saj, në një grevë urie, që sipas opozitës, do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave për transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit.
ORA 14:00-POLICIA: Në DITëN 3 Të GREVëS Së PS, SITUATA E QETë
Në ditën e tretë të grevës së urisë së deputetëve të Partisë Socialiste dhe rreth 180 përkrahësve të saj, policia e vlerëson të qetë situatën para godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku po zhvillohet greva.
Burime zyrtare të Policisë së Tiranës, konfirmuan sot për TVNews24 se "nga dita e parë e grevës së pa lajmëruar e deputetetëve të PS-së, policia ka marrë të gjitha masat për të siguruar normalitetin e saj. Sipas tyre situate sot paraqitet e qetë dhe pas asnjë incident deri në orët e mesditës.
Burimet thanë gjithashtu se "numri i efektivave blu sot është reduktuar".
Burimet siguruar se prania e atyre forcave aktuale që ndodhen në terren ajën për të shmangur cdo incident të mundshëm që mund të ndodhë.
ORA 13:00-EDI RAMA: NUK E NDALIM BETEJëN PAQëSORE, QEVERIA Të REFLEKTOJë
Kryetari i Partisë Socialiste ndodhet mes grevistëve këtë mesditë ku po informohet rreth situatës së grevistëve. Në një prononcim për mediat Edi Rama bëri të ditur se protesta me grevë e opozitës është një betejë, paqësore, reale kundër projektit të Berishës për ta shpallur shtetin një Mbretëri. “Kemi një mbretëri të pashpallur, nuk ka liri tek individi, nuk ka liri në media, nuk ka liri në zgjedhje, jemi këtu ti japim fund këtij projekti të pashpallur të qeverisë”, tha Rama.
Sipas kreut të PS, greva duhet vlerësuar si një beteje që është jo vetëm reale por edhe paqësore. “Beteja jonë reale dhe paqësore, dhe ky institucion që është ngritur në zemrën e kryeqytëetit është real dhe përmban një sakrificë reale”.
Rama theksoi se protesta me grevë ka marrë mb ështetje nga shumë shqiptarë jashtë vendit, ndërsa bëri apel që “përtej së majtës e së djathtës të bashkohen në këtë beteje”.
Duke vlerësuar se kauza është e madhe, Rama rivlerësoi dhe njëherë synimet që pruiten të realizohen nëpërmjet protestës. “Kjo është një beteje për aspiratat e këtij vendi dhe pa këto aspirata ky nuk është vendi që ne duam. Ne do shkojmë drejt transparencës do apo nuk do kjo qeveri”.
“Nga njëra anë kemi kutitë, nga ana tjetër është e rëndësishme të theksohet se e keqja që ka hyrë në cdo shtëpi që po prek xhepin e cdo shqiptari që po rrrëon buxhetin e shtetit tonë, që po rrënon mirqënien e cdo familje, i ka rrënjët pikërisht tek kutitë e mbyllura, dhe tek imponimi i një zgjedhje të detyruar. Një qeveri që e merr votën kur qytetarët nuk e japin, është diktaturë”.
Duke theksuar se protesta nuk do të përshkallëzohet deri në ndërhyrjen e policisë, Edi Rama theksoi që qeveria të reflëktojë përpara kësaj sacrifice. “Uroj që reflektimi të vijë. Këtu bëhet fjalë për një aspiratë që vlen për të gjithë, që në cdo moment do ishte një korigjim i rëndësishëm i vetvetes për këtë pushtet”, tha Rama.
ORA 11:50-DOKLE: NUK DO USHTROJME DHUNE; POR VAZHDOJME REZISTENCEN
Deputeti Namik Dokle shprehu indinjatën për shtimin e forcave të policisë. Sipas Dokles nuk është nevoja për shtim të forcave të policisë pasi protesta do të jetë qytetare dhe nuk do të përdoret dhunë. “Nuk do të këpusim as dhe një lule, jo më të ushtrojmë dhunë. Ne nuk përdorim dhunë, por do vazhdojnë rezistencën tonë deri në fund. Ne nuk prekim institucione, por ne shprehim me indinjatë shurdhërinë e kryeministrit ndaj kërkesave tona”.
ORA 11:40-SHALëSI: QEVERIA PO FRIKëSOHET
Deputeti Eduart Shalësi në një prononcim për TVNews24 tha se me përmasat që ka marrë protesta në ditën e tretë qeveria po ndjehet e frikësuar.
“Grevistët po marrin barna, por më shumë vazhdojnë të marrin mbështetje nga njerëzit që tashmë janë ndërgjegjëesuar për padrejtësitë që u bëhen nga qeveria. “Ndaj kësaj mbështetje që po rritet, po shohim një qeveri të frikësuar. Ata persona që janë brenda dhe po bëjnë grevë janë më të vendosur se kurrë për të ecur para për kauzën e tyre”, tha Shalësi.
ORA 11:00-BROKAJ: GREVISTëT NëN NDIKIMIN E EKIPIT MJEKëSOR
Sabit Brokaj, një prej mbështetësve të protestës së opozitës paraqiti sot paradite gjendjen e grevistëve para pjesmarrësve jashtë cadrave. “kanë filluar komplikacionet e para, marrje mendsh, luhatje tensioni, të sheqerit, dhe shumë prej grevistëve kanë marrë mjekime nga mjekët që ndodhen në cadra”. Brokaj theksoi se situate momentalisht nuk është e rëndë, pro pritet të agravohet në orët në vazhdim.
ORA 10:45-SHTOHEN KORDONAT E POLICISE. TOCI: JANE VELLEZERIT TANE!
Ndersa numri i mbeshtetesve te grevisteve ne keto caste eshte shtuar, e njejta gje ka ndodhur me forcat e policise. Nje numer i konsiderueshem policie ka shtrenguar kordonat perqark selise se kryeministrise, dy metra ne distance nga cadrat e grevisteve. deputeti fatmir Toci konsideroi se policia do te respketohet nga grevistet pasi protesta eshte qytetare dhe nuk "do ti hape telashe policise". "Ata jane vellezerit tane, por bejne detyren dhe duhet te pergjigjen. Nga ana jone nuk ka asnje problem nese ata qendrojne aty te komanduar, pasi ne do te vazhdojme te protestojme ne menyre qytetare", u shpreh Toci. ai shtoi se protesta do vazhdohet te mbahet gjalle gjate gjtihe dites me fjalime te shumta.
ORA 10:30-SESERI: SHQIPëRIA MERITON Më SHUMë
Deputetja Rudina Seseri ka hapur me një fjalim, i pari në këtë ditë të tretë të protestës. Seseri theksoi se keqqeverisja e gabuar meriton te largohet pasi vendi meriton të prezantohet më mirë para botës.
“Vendi ynë i ka te gjitha mundesite per të njohur botën e lirë”. Sipas Seserit, e vërteta e manipulimit të zgjedhjeve është fheshur në kutitë e 28 Qershorit dhe ndaj kërkohet me këmbëngulm transparencë të plotë.
ORA 09:15-NIS MBUSHJA E BULEVARDIT ME PROTESTUES
Pikerisht ne kete ore nisi mbushja e Bulevardit me mbeshtetesit e opozites ne protesten qe po shoqerohet me nje greve te deputeteve te Partise Socialiste. Protestuesit qendrojne prane cadrave te grevisteve.
ORA 08:00-GREVA VAZHDON, SITUATA E E QETE
Situata para selise se qeverise ku eshte perqendruar greva e urise se deputeteve socialitste se bashku me dhjetra mbeshtetes te tyre kosniderohet e qete kete mengjes. Pervec cadrave te grevisteve eshte vene re nje prezence efektivesh policie qe po vezhgojne situaten
ORA 07:00-DY DEPUTETE GREVISTE SOT NE BRUKSEL
Dy deputetët grevistë, Arben Malaj e Taulant Balla nisen sot për në Bruksel, në përbërje të delegacionit shqiptar të Komitetit Ndërministror për Stabilizim- Asociimin BE-Shqipëri. Ata do të lënë grevën në çadrat para Kryeministrisë për të shprehur shqetësimet e opozitës para eurodeputetëve. Pas një vendimi të marrë nga kryetari Edi Rama dhe një kryesi e ngushtë e deputetëve të PS-së, delegacioni i opozitës i përbërë nga Valentina Leskaj, Arben Malaj, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Ditmir Bushati dhe Ermelinda Meksi, përveç deputetit Ilir Beqja, që s'ka pranuar të dalë nga greva do të nisen sot në drekë në Bruksel. Deputetët Malaj e Balla, pas takimeve me personalitetet e larta evropiane, do t'i rikthehen grevës së urisë. Pjesë e këtij delegacioni do të jenë dhe një grup deputetësh demokratë, si dhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Delegacioni shqiptar në prani edhe të Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle do të diskutojë për hapat që ka hedhur Shqipëria në kuadër të detyrimeve që lindin nga procesi i Stabilizim-Asociimit. Pjesë e diskutimeve do të jetë sigurisht edhe protesta dhe greva e urisë e deputetëve të opozitës, e cila sipas tyre, erdhi si pasojë e qëndrimit të maxhorancës, e cila nuk pranon të bëjë transparencën e zgjedhjeve. Kryetari Rama u bëri thirrje dje në mbrëmje të gjithë protestuesve që, "të gjithë bashkë të bëjmë sa mundemi për të rezistuar, për të qenë solidarë, për të qenë të bashkuar për t'i dhënë kësaj kauze dhe beteje çdo energji pozitive në funksion të çlirimit të zgjedhjeve dhe të zgjidhjeve për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri ku rrënimi duhet të ndalet". Ai deklaroi edhe gjatë ditës se "greva nuk do të ndalet". Ndërkohë, Rama i kërkoi edhe forcave të rendit që të mos bëjnë asnjë ndërhyrje me forcë për të ndaluar grevën e protestën e opozitës, pasi kjo do të ishte një provokim i patolerueshëm.
Deputetët socialistë vazhduan grevën e urisë, të monitoruar nga një staf mjekësh dhe mbështetur nga jashtë prej protestuesve. Gjatë gjithë natës dhe ditës ata kanë konsumuar vetëm ujë. Masat për mbarëvajtjen e grevës janë marrë, duke siguruar përveç ndihmës mjekësore edhe jorganë, të cilët nevojiten për të kaluar natën. Shumë pranë çadrave të grevës janë vendosur edhe tualetet portative si dhe një makinë autobot. Grevistët nuk kanë shfaqur shenja përkeqësimi në 24- orëshin e parë, ndërkohë që kanë hyrë në ditën e dytë. Gjatë ditës ata kanë pushuar dhe e kanë shtyrë kohën duke luajtur me domino apo letra. Herë pas here ata janë vizituar edhe kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili interesohej për shëndetin dhe i ka inkurajuar në këtë nismë. Ndërkohë, protesta do të vazhdojë edhe jashtë në ditët në vijim. Në një mbledhje për të koordinuar veprimet, deputetët e PS-së kanë vendosur që çdo pasdite në orën 18:00 do të ketë protestë para Kryeministrisë dhe çadrave të grevës. Ndërkohë, veç banorëve të Tiranës, jashtë do të jenë çdo ditë banorë nga një qark i caktuar i vendit.
(d.b/e.n/BalkanWeb)