E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e besimit në nivele alarmante

Tranzicioni që po përjetojnë shumë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës pas “Pranverës Arabe” po rrezikon lirinë e besimit fetar në këto shtete, por problematike paraqitet situata edhe në disa vende të ndryshme të Evropës, në Kinë apo Iran.

Ky ishte përfundimi i vëzhgimit të përvitshëm mbi besimet fetare prej Departamentit amerikan të shtetit.

”Ndonëse në kontinentin evropian gjendja nuk është alarmante, tendencat që po vrojtohen janë shumë shqetësuese”, thuhet në raport.

”Ksenofobia, anti-semitizmi, ndjenjat anti-myslimane dhe mungesa e tolerancës ndaj njerëzve me besim të ndryshëm është shndërruar në një fenomen shqetësues në shumë vende, përfshi ato të Evropës Perëndimore, si Belgjikë e Francës, ku janë vendosur ligje që kufizojnë një kod veshje të caktuar, duke vendosur indirekt shtrëngime mes myslimanëve”, u theksua më tej.

Në Kinë, raporti shkruan se “u shënua një përkeqësim i dukshëm gjatë vitit 2011 në mbrojtjen e autoriteteve të respektit mbi lirinë fetare”.

Në raport, përveç vendeve të mësipërme, gjendja mbi fetë paraqitet shqetësuese edhe në vende si Venezuela, Iraku, Nigeria, Irani, Turqia, Libia, Egjipti, Pakistani, Koreja e Veriut, Eritrea, Arabia Saudite, Afganistani dhe Mianmari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›