E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumirë Inter!

Pas shtatë viteve, Julio Cesar i ka thënë lamtumirë Interit. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare portieri brazilian ka konfirmuar se gjatë kësaj vere do të largohet nga ekipi zikaltër.

“Kanë qenë 7 vite të mrekullueshme dhe plot suksese, por pas disa ditësh aventura ime me Interin do të përfundojë. I falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe”, ka shkruar Cesar në profilin e tij zyrtar në facebook.

Inter tashmë do i besojë portën sllovenit Samir Handanovic të cilin e transferoi nga Udinese gjatë këtij muaji. Të interesuar për Cesarin janë; Roma, Arsenal dhe Tottenham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›