E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e medias, Qeveria: Prligji per konsolidimin e pavarësisë

TIRANE- Në Ditën Botërore të Lirisë së Medias kryeministri Berisha përshëndeti kontributin e gazetarëve në media të cilët me gjithë vështirësitë e njohura kanë përmbushur misionite tyre“. Kreu i qeverisë nënvizoi se ka qenë një vit me ngjarje madhore në historinë e kombit dhe mediat kanë qenë në „lartësinë e duhur“ në informimin e opinionit publik.

Berisha tha se ndihej krenar që kjo maxhorancë në mandatin e saj të dytë dhe gjatë mandatit të saj të parë nuk lejoi qoftë dhe një proces të vetëm gjyqësor drejt gazetarëve. „Në Shqipëri mori fund farsa zyrtare gjyqësore kundër medias“.

Berisha nënvizoi se mediat shqiptare „nuk mund të thuhet se kanë lirinë të plotë në aspektin e pronarëve të tyre dhe të grupit te interesti që ato përfaqësojnë“ dhe në këtë kuadër shprehu gadishmërinë e qeverisë për të marrë cdo nismë ligjore që do i shërbente konsolidimit të pavarëisë së medias.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›