Qetësia e të drejtit
Fatos Çoçoli
Dy ditë më parë, në prezantimin e raportit vjetor të tregtisë së jashtme, Drejtori i USAID, agjencisë amerikane të ndihmës vlerësoi lart Ministrin e sotëm të Ekonomisë, Dritan Prifti. E vlerësoi me cilësime të veçanta për profesionalizmin dhe përkushtimin. Po a i meriton këto ministri? Opinioni ynë publik është zakonisht shumë i rezervuar për lëvdata apo njohje meritash të ministrave të veçantë. Mirëpo, rasti i Priftit është disi jo bardh e zi. Ka të bëjë me një njeri që gjen forca të mbysë të keqen që i vjen nga problemet me shëndetin. Guri i provës për të ishte përmbytja e madhe e Shkodrës në janar të këtij viti. Edhe pse ishte i detyruar të mjekohej jashtë shtetit, nuk e ndante celularin me zv.ministrin Beqiri deri natën vonë, duke pyetur për centimetrat me të cilat rritej Fierza. Mendja e Priftit është e fiksuar pas Ekonomisë dhe është një mendje që pjell ide. Synon përmirësimin e legjislacionit për koncesionet, për të lidhur më mirë investuesit strategjikë pas lejes së dhënë. Kontrollon KESH dhe sidomos shitjet e energjisë elektrike prej korporatës, që dhanë plot 40 milionë euro të ardhura në tre muajt e parë të këtij viti. U bë njeriu më mediatik i Qeverisë në ditët e përmbytjes, duke informuar publikun gati çdo ditë. Dikush mund të thotë se e bëri për të treguar veten, për t’u mburrur: “Ja, unë po e përballoj situatën!”. Kush informon deri në hollësitë më të vogla qytetarët e vet, i di mirë rreziqet e fjalës së lirë dhe kurajoze. Për njerëzit e pushtetit që preferojnë allishverishe, sa më pak të dalësh përpara kamerave, aq më mirë është, aq më rehat bëhet “puna”. Prifti nuk është i tillë. Ka dëshmuar se nuk priret nga marrëveshje okulte, kur nxjerr për ankand asete shtetërore me vlerë deri 100 milionë euro(lista e gjatë e pronave shtetërore të përgatitura nga Ministria e Ekonomisë kohët e fundit). As kur ia jep një kompanie shtetërore kineze koncesionin e Kalimashit, që këta të investojnë atje 350 milionë euro në të ardhmen e afërt, duke punësuar 300 punëtorë të zonës dhe shndërruar fabrikën-dinosaur të pasurimit të kromit në Kalimash në një strukturë moderne me parametrat më të lartë të sigurisë për punonjësit. Takon çdo ditë pesë-gjashtë grupe investuesish potencialë të ekonomisë sonë dhe nuk lodhet së treguari avantazhet e saj. është për këto lodhje që amerikanët të mburrin. Lavdërimet e tyre nuk janë kurrë taktikë për ta pasur mirë me ndonjë pushtetar, që industritë amerikane të përfitojnë. Nuk është në natyrën e shtetit më të fuqishëm të botës të të thurë ditirambe për të marrë në kthim “ndere” abuzive. Sinqeriteti i aleatëve tanë është absolut. Prandaj është koha t’ia ngremë kapelen në shenjë respekti dikujt mes nesh që tërheq vlerësime prej amerikanëve. Ende shumë konsumatorëve shqiptarë u “djeg” xhepi nga tarifat e kripura të energjisë elektrike. Ka pasur edhe mjaft faturime abuzive dhe njerëzit duhet ta dinë se i pari që i denoncoi me kurajo ishte pikërisht Ministri ynë i Ekonomisë. Madje ngriti edhe një grup pune për të kontrolluar repartin “fole grerëzash’ të faturistëve të OSSH-së. Nga presioni ndihmues i ministrisë, kompania çeke CEZ arriti të pushonte me dhjetëra faturistë të korruptuar, duke spastruar personelin e saj. Qëndrimi i prerë i Ministrisë sonë të Ekonomisë dhe i titullarit të saj i hapi sytë kompanisë çeke, që të mos i besonte faturistëve të saj dhe të “shkonte në betejë” me një kalë çil, që mund ta hidhte përtokë në çdo çast. CEZ tani kontrollon situatën dhe nuk është më pre e abuzuesve brenda personelit të saj, edhe pse ende nuk i ka pastruar të gjithë syresh. Ky vit është sfidues për të gjithë shqiptarët dhe ndjesia që në krye të punëve të ekonomisë qëndron një profesionist i vlerësuar nga ata që ngritën Harvardin (ku vetë Prifti ka kryer specializimin) është një lloj sigurie. Gjasat e zhvillimit ekonomik varen edhe nga përzgjedhja e investuesve në lejet koncesionare dhe shqiptarët mund të jenë të qetë, që në mbi 85 lejet e dhëna për hidrocentrale të vogla ka një ministri dhe titullar që mbron interesat e shtetit. Pra të të gjithëve. Dritan Prifti, në janar të këtij viti duroi shumë kaskada sharjesh e fyerjesh për shkak të detyrës. I kaloi qetësisht akuzat. është qetësia e të drejtit që e di se nuk ka ngrënë lugën e çorbës dhe që po gatuan veç një gjellë që shqiptarëve do t’u pëlqejë çdo ditë e më shumë, atë të privatizimeve efikase dhe koncesioneve që sjellin para, punësim dhe njohuri.