E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD u bie kambanave për Kodin Zgjedhor



Zgjedhjet lokale ndodhen vetëm një vit larg në kohë kalendarike, çka nënkupton se ndryshime të mundshme në Kodin Zgjedhor duhet të bëhen sa më parë. Maxhoranca shprehet e gatshme për të nisur punën sa më shpejt për krijimin e një komisioni parlamentar të përbashkët me opozitën, për hartimin e Kodit të ri Zgjedhor. E vetmja mënyrë për hartimin e ndryshimeve, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, është konsensusi mes të dyja palëve, pasi kërkohen minimalisht 84 vota në Kuvend. “E vetmja mënyrë për të përmirësuar kodin është një komision i përbashkët. PS-ja duhet të jetë më kërkuese, për të ngritur zërin në përmirësimin e Kodit Zgjedhor, sepse është palë humbëse. Ne duhet të bëjmë ato përmirësime, të cilat janë të domosdoshme për të përmirësuar kodin, për të pasur zgjedhje të standardeve evropiane. PS-ja duhet të vijë dhe të bëhet gati e gjithë paketa për t’u kaluar në Parlament, ku kërkohen 84 vota”, u shpreh dje deputeti i PD-së, Eduart Halimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›