Tirana numëron 1000 rrugë me 800 emra të rinj
Autori i Lajmit: red.
Me përmbylljen e fazës së parë të sistemit të adresave në Tiranë, kryeqyteti numëron 1000 rrugë, ndër të cilat 840 janë emërtime të reja. Me projektin e ri të adresave, Bashkia e Tiranës synon të sigurojë një sistem modern adresash, ashtu si edhe në vendet e tjera europiane. Sipas burimeve të Bashkisë, ”adresat, veç emrit të rrugës do të kenë edhe një numër rendor, që do të personifikojë çdo godinë". Bashkia e kryeqytetit është duke vijuar punën për realizimin e projektit të Adresarit të qytetit, i cili do të krijojë një standard të ngjashëm me ato të qyteteve evropiane. Aktualisht, ka përfunduar puna për emërtimin e të gjitha rrugëve dhe shesheve në qytetin e Tiranës, duke përmbyllur kësisoj fazën e parë të këtij projekti. Së shpejti, këto emërtime do të jenë të hedhura edhe në sistemin GIS, në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, ku çdo qytetar do të ketë mundësi të vizitojë faqen dhe të marrë informacionin e duhur. Sakaq ka filluar puna për fazën e dytë të projektit (atë të numërtimit të godinave), që do të jetë edhe hapi i fundit drejt krijimit të Adresarit të Tiranës, ku çdo godinë do të ketë për referencë një emër rruge në të cilën ndodhet, si dhe një numër të godinës dhe shkallës. Projekti zhvillohet në bashkëpunim edhe me njësitë bashkiake të Tiranës. Me përfundimin e Adresarit, projekti do të shtrihet edhe në regjistrat e gjendjes civile, të cilat do të përshtaten me adresat e reja.
Ky lajm është publikuar: 22/10/2008