E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato, drejt largimit nga Milani

E përditshmja sportive italiane Tuttosport, ka njoftuar se sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli brazilian ishte shumë pranë largimit nga San Siro edhe gjatë janarit të vitit të kaluar, kur kërkohej nga Paris Saint-Germain, por në momentin e fundit u vendos për qëndrimin e tij në Milano.

Mirëpo, problemet e vazhdueshme me lëndime, dhe forma jo e mirë pas rikuperimit, kanë detyruar drejtuesit Rossoner të konsiderojnë mundësinë e shitjes së tij. Pato ka pagë prej 4 milionë eurosh në vit, një tjetër arsye për largimin e tij të mundshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›