Shtimi i vjedhjeve, policia shton numrat për denoncim
Autori i Lajmit: red.
Policia vë në dispozicion të qytetarëve 21 numra telefoni. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë në funksion të shërbimit dhe dhënies ndihmë ndaj qytetarëve, publikon dhe vë në dispozicion numrat telefonië për të informuar për probleme të ndryshme. Policia e Tiranës ka njoftuar qytetarët nëse mund të ndodhen përpara një situate emergjente të denoncojnë pranë organeve të Policisë, në rastet e vjedhjeve apo grabitjeve etj, në mënyrë që policia të marrë masa të shpejta për kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara organeve të drejtësisë. Një kontribut për kapjen e personave në kërkim ka dhënë edhe komuniteti, i cili në vazhdimësi ka mbështetur strukturat policore dhe ka bashkëpunuar me to dhe përmes telefonatave në numrin publik 129. Ndërkohë, për çdo padrejtësi të vërejtur nga punonjësit e policisë, ju mund të denonconi në zyrat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Kështu për t ju ardhur në ndihmë, Policia e Tiranës ripublikon numrat telefonik të Komisariateve. Sipas policisë salla operative ka numrat fiks 22 81 52; 24 83 33. Në Komisariati i Policisë Nr. 1: Numër telefoni 224445 dhe Rajoni i Policisë në “Qytetin Studenti”, me numër telefoni 34 62 31. ndërsa në Komisariati i Policisë Nr. 2: Numër telefoni 22 33 22 dhe Rajoni i Policise Vorë, me numër telefoni 60 04 64. Për Komisariati i Policisë Nr. 3: Numër telefoni 22 45 29. Në përbërje të tij është Posta e Policisë së Universitetit Bujqësor dhe Reparti i Policisë Laprakë, me numër telefoni 35 77 56. Komisariati i Policisë Nr. 4: Numër telefoni 36 68 26 dhe 3314. Komisariati i Policisë Nr. 5: Numër telefoni 20 01 82 dhe
Komisariati Nr. 6: Numër telefoni 35 18 90. Policia Rrugore do të ketë dy numra kontakti për qytetarët 22 68 01 dhe 126 (pa pagesë.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009