Tiranë, sherr me një grupi nxënësish, 3 të plagosur

Një sherr mes një grupi nxënësish ka degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve të forta dhe për pasojë janë plagosur tre prej tyre. Ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e sotme tek shkolla “Qemal Stafa” në kryeqytet, ndërsa nuk dihet motivet që i kanë çuar të rinjtë në përleshjen mes tyre. Forca të shumta të policisë së Tiranës kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa tre të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.