E Shtunë, 31 Tetor 2026

IFA e barutit shkaktoi masakren

Artur Qoraj
Tragjedia e Gerdecit dyshohet se eshte shkaktuar nga nje mjet tip IFA e ushtrise, qe transportonte sasite e barutit te nxjerre nga predhat e cmontuara ne nje prej gjashte tuneleve ne repart. Pakujdesia e punetoreve eshte nje nga pistat kryesore te hetimit qe po kryhet nga nje grup ekspertesh te Policise se Shtetit, Departamenti i Hetimit dhe Antiterrorizmit dhe Policia Ushtarake. Flaket e zjarrit jane pare te hyjne nga jashte tunelit ne brendesi te tij, te shkaktuar nga vazhda e sasive te barutit qe hidhej nga kontenieret ne mjetet transportuese. Per momentin jane ne shqyrtim pistat e nje bishti cigareje, ose vetendezjes se barutit per shkak te temperatures se larte qe mbizoteroi diten e djeshme. Nje tjeter dyshim i eksperteve eshte pakujdesia e shkaktuar ne momentin e cmontimit te nje prej predhave 100 dhe 150 mm, kryesisht antitank dhe vetendezja e barutit. Por konfirmohet se zjarri ka hyre nga jashte tunelit, duke u percjelle brenda tij. Burime zyrtare te policise thane mbreme, per gazeten "Koha Jone", te pyetur rreth nje piste te mundshme terrorizmi, se "nuk mund te konsiderohet aspak si motiv, pasi eshte nje ngjarje aksidentale, nje gabim njerezor". Ne keto tunele punohej prej me shume se nje viti nga firma e huaj dhe aty mblidheshin armatime nga e gjithe Shqiperia.

Grupi hetimor
Pak minuta pas shperthimit te fuqishem, te ndodhur afer Vores, ne fshatin Gerdec, ne drejtim te vendngjarjes eshte nisur ministri i Brendshem, Bujar Nishani, drejtues te Policise se Shtetit, perfshi kryepolicin Ahmet Prenci, kreu i Departamentit te Hetimit, Agron Kulici, drejtues te Komisariatit Vore, nr. 2 dhe 3 te kryeqytetit, prokurore te linjes dhe Krimeve te Renda. Po keshtu edhe perfaqesues te Prokurorise dhe Policise Ushtarake. Ne vendngjarje eshte formuar nje grup hetimor me berthame nga Departamenti i Hetimit dhe Policia Ushtarake. Fillimisht jane mbledhur te dhena nga te mbijetuar dhe perfaqesues te Ministrise se Mbrojtjes. Informacioni i pare ka qene aktiviteti ne repart i nje firme te huaj kontraktore me specialiste amerikane e shqiptare, perfshi dhe marinsa. Te dhenat kane rezultuar tragjike, pasi punetoret aktive numeroheshin deri ne 110 persona. Eshte kerkuar informacion edhe nga Ministria e Mbrojtjes, por te dhenat kane qene te rezervuara, per shkak te ngjarjes se rende. "Konfirmuam se aksidenti ka ndodhur gjate procesit te asgjesimit te municioneve e armatimeve dhe mbi bazen e kesaj te dhene nisem hetimet", tha nje zyrtar policie.

Pistat
Ndersa kane rrezuar pisten e terrorizmit, pasi masat e sigurise ne repart kane qene te larta, ekspertet kane ndjekur nje tjeter vije investigimi. "Dyshojme se behet fjale per nje gabim njerezor, qe mund te kete ndodhur ne dy hapesira brenda territorit te repartit", shtoi zyrtari i policise, per gazeten, rreth hetimit te kryer. Nderkohe qe nga te dhenat e marra prej punonjesve te mbijetuar dhe banoreve prezent, mesohet se flaket e para jane pare jashte tunelit. Prane hyrjes se tunelit ka qene nje automjet ushtarak, tip IFA, qe transportonte barutin qe shkarkohej nga kontenieret. Nuk behet e ditur nese mjeti ka qene duke dale, apo ishte i vendosur ne pritje te ngarkesave te tjera me barut. Ekspertet xheniere kane analizuar tymin e eksplodimit dhe kane vleresuar se behet fjale per nje sasi te madhe baruti e predhash, por jo dinamit, apo ndonje rakete, qe mund te ishte vendosur ne tunele. "Aktualisht po hetojme nese ka qene nje pakujdesi ne cmontim, apo nje pakujdesi ne transportin e barutit me mjetin ushtarak", shtuan burimet zyrtare per ngjarjen. Flitet per nje bisht cigareje, ose nje vetendezje te barutit, qe eshte percjelle me pas brenda tunelit. Sipas eksperteve, duhet pritur edhe per te pakten dy dite qe te mesohen shkaqet reale te shperthimit dhe pasojat e tij. Pritet te merren ne pyetje te gjithe punetoret e mbijetuar, qe do te japin deshmi se si ndodhi ngjarja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›