E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Liritë ekonomike në Shqipëri janë mbi mesataren botërore”

Ministri i Financave Ridvan Bode, vlerëson raportin e “Heritage”Raporti i vitit 2010 i Fondacionit “Heritage”, që mbulon vitin 2009 konfirmon edhe njëherë progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në çështjet e lirive ekonomike. Ky ishte komenti i Ministrit të Financave Ridvan Bode, teksa ka marrë në analizë treguesit që mbulon ky raport. I rëndësishëm është fakti që për tre vitet e fundit,- tha kreu i Financave, liritë ekonomike në Shqipëri janë mbi mesataren botërore. “Krahasuar me një vit më parë rritje kanë njohur kryesisht liria në tregti, në të drejtën e pronës, ajo ndaj korrupsionit dhe liria e punës. Shqipëria sipas raportit të Fondacionit “Heritage” renditet e 53-a midis 183 vendeve të botës me një notë prej 66 % nga 100 pikë të mundshme duke lënë kështu mbrapa, një pjesë të mirë të vendeve të rajonit dhe të Europës Perëndimore”, u shpreh Bode.Sipas tij, vlerësimi i ekonomive të vendeve të ndryshme nga pikëpamja e lirive ekonomike, përbën një tregues tepër të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendeve dhe sidomos për nxitjen e pjesëmarrjes së investimeve direkte në këto ekonomi, qoftë të huaja apo vendase. “I rëndësishëm është fakti që prej tre vitesh (2007-2009) liritë ekonomike në Shqipëri janë mbi mesataren e lirive ekonomike botërore. Edhe për këtë vit Shqipëria ka vazhduar të qëndrojë mbi mesataren e botës, madje ka thelluar akoma më tej diferencën kundrejt kësaj mesatare....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›