Lirohen 3 mjekët e dehur, prishën rendin publik
Mjekët e dehur të spitalit të Librazhdit kanë kaluar një pjesë të madhe të kohës në komisariat. Ata u shoqëruan në polici pas disa trazirave që kishin shkaktuar në stadium pas një ndeshjeje futbolli. Mjekët e arrestuar për prishje të rendit publik janë Avni Koci, mjek reanimator njëkohësisht zëvendësdrejtor i Shëndetit Publik, Avni Marta, kirurg i spitalit dhe Kujtim Albrahimi, mjek gjinekolog. Pas arrestimit të tyre ka pasur protesta nga ana e të afërmve të pacientëve, pasi spitali ka qëndruar për shumë orë pa personel të specializuar. Policia bën të ditur se ndaj tyre ka filluar procedimi penal. Mjekët janë liruar sot nga forcat policore.