Marshall: 'Policia shqiptare e implikuar ne prostitucion'
Vajzat e trafikuara kanë dëshmuar se janë dhunuar edhe nga policët në qendrat e pritjes. Këtë ka deklaruar Denis Marshall drejtoresha ekzekutive e një organizate joqeveritare britanike. Kjo organizatë ka akuzuar policinë shqiptare për implikim në trafikun e prostitucionit drejt Britanisë. Denis Marshall ka deklaruar se ka mbledhur dëshmi të grave dhe vajzave që kanë kaluar kufirin pasi u ishte dhënë ryshfet policëve. Marshall ka thënë gjithashtu se vajzat e shpëtuara janë trafikuar sërish, ndërsa të tjera janë dhunuar nga oficerët e policisë në qendrat e pritjes. Dëshmitë e vajzave të trafikuara kanë thënë se autoritetet shqiptare të emigracionit ndihmojnë trafikantët duke i pajisur ata me dokumente identiteti. Marshall ka deklaruar se të gjitha shqetësimet i janë paraqitur parlamentit britanik si dhe zv/ministres se Brendshme shqiptare, Aida Zajmi.