E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen dy biznesmenët e ryshfetit

 Trazhgim SokolajLirohen nga burgu dy biznesmenët e arrestuar për korrupsionin me tenderin e uniformave në Ministrinë e Brendshme. Artan Berberi dhe Agur Sadiku, të dy sipërmarrës në fushën e konfeksioneve, kanë rifituar lirinë vetëm pak ditë pasi u arrestuan me akuzën e korrupsionit aktiv në tenderin e uniformave shtetërore me vlerë 175 milionë lekë të reja. Burime zyrtare të Gjykatës së Tiranës, konfirmuan dje se dy biznesmenët janë lënë të lirë nga qelitë e burgut pas një vendimi që ka ndryshuar masat e sigurimit personal ndaj tyre. Sipas gjykatës, Artan Berberi, pronar i kompanisë Malbertex sh.p.k, i cili pas ndalimit nga policia më 22 dhjetor 2009, ishte lënë në “arrest me burg” tani do të hetohet në gjendjen e “arrestit shtëpiak”. Të njëjtin fat ka pasur edhe biznesmeni tjetër Agur Sadiku, pronar i kompanisë Sadiku sh.p.k, i cili nga masa e arrestit me burg është lënë në gjendje “arrest shtëpie”. Dy biznesmenët u arrestuan në ditët e fundit të dhjetorit 2009 me akuzën se kanë ofruar ryshfet për tu shpallur fitues në tenderin me vlerë 175 milionë lekë të reja për blerje uniformash, organizuar nga Njësia e Prokurimeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Pronarët e kompanive ranë në pranga bashkë me Drejtorin e Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme Bujar Murati i cili u arrestua së bashku me specialistin e Ministrisë së Integrimit, Redi Popescu dhe shefin e Prokurimeve të Gardës së Republikës, Tahir Imami. Zyrtarët dhe biznesmenët u kapën gjatë aksionit të koduar me emrin “prokurimi” pas një hetimi të nisur në 11 shtator 2009 nga antikrimi ekonomik në polici dhe Njësia Task Force në Prokurorinë e Tiranës.Ndryshimi i masës së arrestitPër shkak të rrethanave të hetimit mësohet se lirimi i njërit prej biznesmenëve është bërë me kërkesë të Prokurorisë. Organi i akuzës duke i’u referuar rrezikshmërisë dhe rolit në veprën penale ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për pronarin e Malbertex, Artan Berberi. Gjykata më pas ka miratuar kërkesën e Prokurorisë duke vendosur ndryshimin e masës së arrestit nga izolimi në burg në qëndrim të detyruar në shtëpi. Lirimi i biznesmenit të dytë është bërë ndërkohë pas kërkesës së vetë atij. Avokatët e tregtarit Agur Sadiku mësohet se kanë kërkuar në gjykatë një masë sigurimi më të lehtë se “arresti me burg” i vendosur nga togat e zeza. Gjykata pasi ka shqyrtuar rrethanat e çështjes, ka vendosur lirimin nga qelia edhe për pronarin e “Sadiku” sh.p.k duke e lënë atë në gjendjen e arrestit të detyruar në shtëpi. Sipas gjykatës, masa e arrestit për të arrestuarit e tjerë nuk ka ndryshuar. Bujar Murati, ish-drejtor i prokurimeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, organizator i tenderit, akuzohet se ka kërkuar një shumë ryshfeti prej 125 mijë euro për firmat fituese të prokurimit të datës 3 gusht 2009 me objekt blerje uniformash për Gardën, Policinë, Ministrinë e Mbrojtjes, Doganat dhe një sërë institucionesh të tjera. Bashkë me ish-drejtorin e Ministrisë të implikuar në skemën e abuzimit, sipas Prokurorisë kanë qenë edhe specialisti i Ministrisë së Integrimit Redi Popescu dhe shefi i prokurimeve në Gardën e Republikës, Tahir Imami. Të akuzuarit1. Bujar Murati,  Drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit të procedurave të Përqendruara të Prokurimit pranë Ministrisë së Brendshme (arrest me burg)2. Redi Popescu, specialist në Ministrinë e Integrimit, (arrest me burg)3. Tahir Imami, Shef i Programimit të Prokurimeve në Gardën e Republikës, (arrest me burg)4. Artan Berberi, pronar i Kompanisë MALBERTEX shpk. (arrest shtëpie)5. Jani Gjergjefi, pronar i Kompanisë GJERGJEFI shpk.6. Agur Sadiku, “arrest shtëpie”, pronar i Kompanisë SADIKU shpk (arrest shtëpie)14 Lotet e tenderit 175 mln lekëLoti 1: Blerje Këmisha për Ministrinë e Mbrojtjes, Gardën e Republikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, fondi limit: 13 756 811 lekë.Loti 2: Blerje Grada dhe Simbole për Ministrinë e Mbrojtjes, Gardën e Republikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, fondi limit: 6 887 126 lekë.Loti 3: Blerje Kostume për Ministrinë e Mbrojtjes, Gardën e Republikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, fondi limit: 79 816 732.33 lekë.Loti 4: Blerje Bluza,Pulovra, Triko për Ministrinë e Mbrojtjes, Gardën e Republikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, fondi limit: 10 826 017 lekëLoti 5: Blerje Xhupa,Xhakovenda,Pardesy për Ministrinë e Mbrojtjes, Gardën e Republikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, fondi limit: 13 500 104 lekë.Loti 6: Blerje Rripa për Gardën e Republikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, fondi limit: 1 687 917 lekë.Loti 7: Blerje Doreza,Kravata,Shalle për Ministrinë e Mbrojtjes, Gardën e Republikës, Burgjeve, dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave me fond limit 3 687 285 lekë.Loti 8: Blerje Peshqirë, çarçafë,Batanije për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Gardën e Republikës, me fond limit 13 756 811 lekëLoti 9: Blerje uniforma pune për Drejtorinë  Riparim, Furnizim Tiranë dhe Gardën e Republikës me fond limit 903 333 lekë.Loti 10: Blerje uniforma për Ministrinë e Brendshme,Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile me fond limit 3 000 000 lekë.Loti 11: Blerje uniforma, për Kapitanerinë e Përgjithshme të Porteve me fond limit  2 500 000 lekë.Loti 12: Blerje veshmbathje për Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë me fond limit  1 000 000 lekëLoti 13: Blerje Uniforma Sportive për Shkollën Kombëtare të Futbollit “Loro Boriçi”, Shkollën Kombëtare të Futbollit, Repartin 712 FNSH Tiranë dhe Repartin RENEA me fond limit 4 816 667 lekëLoti 14: Blerje veshmbathje dhe elementë të tjerë përbërës, Ministria e Shëndetësisë, fondi limit: 28 625 536 lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›