Vendimi diskriminon shtetasit shqiptarë
Deputeti socialist, Erjon Braçe, u shpreh dje se vendimi për përsëritjen e moratoriumit diskriminon qytetarët shqiptare, duke u hequr mundësinë e lundrimit, gjë që nuk e bën me të huajt. "Marr këtu si rast aksionin e disa ditëve më parë të Policisë së Shtetit, ku një mjet lundrues i huaj u dyshua nga policia për trafik lëndësh narkotike, një alarm që rezultoi i rremë, por që mjafton për të kuptuar se trafiku mund të bëhet edhe nga shtetas joshqiptar. Një pjesë e atyre që, në disa qarqe bregdetare kanë kufij ujorë, kandiduan në zgjedhje që vinin nga kontingjenti i atyre që deri dje kanë ngarë skafe dhe që i njeh popullata e gjithë atyre zonave. Një pjesë e atyre janë në Kuvendin e Shqipërisë. Pa përjashtuar këtu që ky vendim mund të jetë një tjetër skemë, që lidhet edhe me skandalin e shitjes së detit në favor të shtetit grek dhe që shërben si një tjetër justifikim për t‘u mbuluar këtë moment.