E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirohen turistët e rrëmbyer

Autori i Lajmit: red.
Një grup turistësh perëndimorë dhe guidat e tyre egjiptiane që u rrëmbyen dhjetë ditë më parë nga persona të armatosur, janë liruar. Njëmbëdhjetë pengjet, pesë italianë, pesë gjermanë dhe një rumun dhe guidat e tyre, thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore. Grupi, që u rrëmbye në një rajon të shkretë kufitar të Egjiptit, mbërriti në një baze ushtarake në Kajro. Zyrtarët egjiptianë thanë se nuk ishte paguar për të siguruar lirimin e tyre. Zyrtarë gjermanë ishin në negociata me rrëmbyesit që kërkonin 8.8 milionë dollarë për lirimin e pengjeve. Lirimi u njoftua në televizionin shtetëror egjiptian dhe u konfirmua nga zyrtarë italianë. Pak hollësi janë dhënë për rrethanat në të cilat u bë lirimi, por ministri egjiptian i Mbrojtjes tha se gyjsma e pengmarrësve ishin eliminuar . Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, tha se lirimi i grupit ishte rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar. "Duhet t u jemi mirënjohës autoriteteve të vendeve të tjera që kanë punuar me ne", - shtoi ai.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›