“Pronat, Qeveria përgjegjëse për reformën”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësishtë dhe kreu i Qeverisë, Berisha, deklaroi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se pavarësisht nga rezultatet evidente të certifikuara botërisht të Shqipërisë në zgjerimin e lirive ekonomike dhe në rezultatet në luftën kundër korrupsionit, Qeveria do të bëjë përpjekje shumë më të mëdha për ta pozicionuar vendin gjithnjë e më lart. Në këtë kontekst, Berisha ftoi drejtuesit e të gjitha institucioneve, të varura dhe të pavarura, që t`i orientojnë të gjitha procedurat e tyre në funksion të luftës kundër korrupsionit, me qëllim që vendi të renditet në 20 vendet e para më të pastërta për korrupsion. Kryeministri theksoi se duhet të bëhen përpjekje që të ecet bipartizan në realizimin e reformave antikorrupsion. “Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje të bashkëpunojmë me opozitën në këtë luftë dhe në këto reforma. Normalisht, kurrë nuk mund të ketë interesa të ndryshme. - Është opozita, - tha Kryeministri, - ajo që duhet të jetë më e interesuar për këtë luftë dhe është ajo që denoncon, por është edhe detyrimi më madhor moral i saj, por edhe ligjor që fjalët t`i shoqërojë dhe me vepra; të bashkohet në reformat e mëdha për heqjen e imunitetit, reformat në institucione, të cilat përdorin pavarësinë për të fshehur korrupsionin”. Berisha theksoi më tej se “nuk ka më të egër për njeriun e varfër sesa korrupsioni. Është për të gjithë i egër, por për të varfërin është e barabartë me një lloj tiranie. Ka vende, të cilat janë qartësisht më mirë se ne në luftën kundër korrupsionit, por herë pas here atje dalin probleme që nuk mund të dalin në Shqipëri për shkak të reformave që kemi ndërmarrë. Nuk mund të ketë ndërhyrje në universitet me 3 mijë euro, 2 mijë euro apo 500 euro. Edhe njëherë ju them se unë këtë kam dhe këtë do të mbaj kriterin më themelor. Unë nuk pajtohem kurrë me këtë fenomen. Përkundrazi. Është kjo që kam ndjekur unë që solli rritjen me 0.5 %. Kjo rritje do të ishte edhe më e madhe, në qoftë se kjo luftë, këto reforma do të kishin përfshirë të gjitha institucionet. Unë, më shumë se kushdo tjetër, nuk besoj në njeriun e ri se ajo ishte dogma më qesharake, më tragji-komike. Siç është pushteti ekzekutiv, siç është pushteti legjislativ është edhe pushteti gjyqësor. Kjo luftë do të kishte qenë shumë më e madhe në qoftë se deputetët do të kishin hequr dorë nga disa privilegje të tyre”.
Debate me Leskajn për ndëshkimin e njëanshëm
“Do t`ju ftoja ta lexoni raportin. Një vend që ka qenë shumë lart ka humbur 0.4 pikë vetëm për shkak të financimit të partive. Le ta sjellim sa më shpejt ligjin e transparencës së financimeve të partive politike. Do t`ia bëjmë këtë shërbim vendit. Kudo në botë korrupsioni ka një problem që e ndihmon në një farë shkalle, por edhe që e pengon luftën kundër tij. Ky problem është politizimi i tij. Dua të them që, në qoftë se do ta kishim politizuar absolutisht nuk do të kishim arritur këto rezultate. Unë kam dëgjuar mbështetësit e mi që shprehen se po ndëshkohen vetëm nga ne, nuk po ndëshkohet asnjë nga ata që ishin sistem kleptokracie. Është turp që nuk po ndëshkohen ata, por do të ishte fatale në qoftë se nuk do të ndëshkoheshin këta. Më e mira është kjo, por më e keqja do të ishte nëse nuk ndëshkohej asnjëra palë. Duhet t`i themi gjërat siç janë”.
Bashkëpunimi me opozitën
“Konkluzioni i dytë dhe madhor është se ne duhet të bëjmë çdo përpjekje të ecim bipartizan në këtë luftë. Të bëjmë çdo përpjekje të bashkëpunojmë me opozitën në këtë luftë dhe në këto reforma. Normalisht, kurrë nuk mund të ketë interesa të ndryshme. Është opozita ajo që duhet të jetë më e interesuar për këtë luftë dhe është ajo që denoncon, që lufton, por është edhe detyrimi më madhor moral i saj, por edhe ligjor që fjalët t`i shoqërojë dhe me vepra; të bashkohet në reformat e mëdha për heqjen e imunitetit, reformat në institucione, të cilat përdorin pavarësinë për të fshehur korrupsionin.
Gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar
Ne jemi të përcaktuar plotësisht për pavarësinë e institucioneve të pavarura. Asgjë për funksionimin e një sistemi nuk ka më të rëndësishme sesa pavarësia e institucioneve të pavarura. Por, në qoftë se kjo pavarësi shkon në atë shkallë sa nuk lejon transparencën kjo kthehet në një fatkeqësi. Nga transparenca nuk duhet të ketë frikë askush dhe asnjë, cilido qoftë. Pse duhet të kesh frikë të pranosh auditin e Parlamentit, kush është shkaku? Në qoftë se ti je në rregull, ti duhet të kesh kënaqësi. Pavarësia duhet të jetë për të zbatuar ligjin, por transparenca do të jetë absolutisht fondamentale e veprimtarisë së të gjitha institucioneve të këtij vendi. Shqiptarët nuk shohin një gjykatës në 12 vjet të përballet me ligjin. Çfarë do të thotë kjo? Ne nuk pajtohemi dhe nuk do të pajtohemi me këtë, në një kohë kur ka afera nga më të mëdha të tyre të faktuara dhe dokumentuara me dokumenta, me kontrolle, me fakte të pakundërshtueshme. Asnjë prokuror të mos përballet me ligjin edhe kur falsifikojnë, shesin e gjobisin për dosjet. Do të ishim shumë më të dobishëm për vendin, sikur krahas qeverisë të rreshtoheshin edhe institucionet e tjera. Antikorrupsioni është kriteri sepse situata është e tillë. Në vend që të penalizohen të ndëshkohen ka heshtje çfarëdo të ndodhë. Liron vrasësin në sallën e gjyqit, vazhdon të jetë i pashqetësuar. Një gjykatës, Musta, pasi mori paratë dhe u largua në një vend tjetër, u kthye prapë si gjykatës. Ishte një lirim i paralajmëruar dy muaj para nga familjarët e viktimës. Ish-kryetari i Gjykatës së Elbasanit apo i Kavajës që i thoshte : “Më jep 11 mijë euro që të them 7 vjet, po më dhe 7 do të them 11”. Luftë kundër korrupsionit është kjo? Ne nuk mund të pajtohemi dhe nuk do të pajtohemi me këtë situatë. U bëj thirrje drejtuesve të institucioneve përkatëse ta konsiderojnë me seriozitetin më të madh këtë çështje. Askush dhe në asnjë rast nuk synon të bëjë cenimin edhe më të vogël të pavarësisë. Absolutisht.
Përplasja e institucioneve me supevizionin e Parlamentit
“Informohem se ka institucione, të cilat i kanë mbyllur dyert supervizimit parlamentar. Absolutisht nuk do të pranohet një gjë e tillë. Për sa kohë ky vend të jetë republikë parlamentare, ky institucion do të ushtrojë të gjitha kompetencat e supervizionit ndaj cilitdo institucioni në këtë vend. Kjo është transparenca. Nuk e bën dot këtë auditi i Kryeministrisë, sepse ai do t`i përkushtohet ekzekutivit. Por auditi i shtetit dhe supervizioni i Parlamentit në çdo faturë të cilitdo dhe të kujtdo sepse janë paratë e atyre që vuajnë për ujë, për rrugë, për ilaçe”.
Pronat, problemi i Qeverisë
Këto ditë një nga drejtuesit e njërit prej fondeve më të mirënjohura amerikane, të interesuar në pasuritë e patundshme shprehej se problemi i pronësisë është problem i njohur dhe këtu qeveria ka përgjegjësitë e veta. Ne po përpiqemi dhe do të vazhdojmë me forcë reformën në këtë drejtim. Ndërsa lidhur me problemin me drejtësinë, thotë se nga gjykimet në Shqipëri ka dy fenomene: ka korrupsion dhe një diferencë kur nuk ka korrupsion. Ka një diferencë dhe e vërteta është se ky zotëri, jashtëzakonisht serioz në punën e tij, thotë se ne gjejmë vështirësi reale. Atëherë çfarë duhet të bëjmë? Duhet të reformohemi. Po të vazhdojmë me këtë sistem pavarësisht se ku jemi me regjistrimin e pronës, dhe nuk jemi aq dobët, por ne detyrishmisht do ta shqyrtojmë me përparësi. Komisioni që u krijua për verifikimin e titujve ka një rëndësi të jashtëzakonshme që të kthjellojë ujërat e turbullta që ekzistojnë në këtë fushë. Uroj dhe shpresoj që ligji për gjykatën administrartive, megjithëse ajo merret më shumë me çështje të sektorit publik, do të merret dhe me raportet e tij me sektorin privat, të mund të sjellë një frymë të re në reformimin e sistemit të drejtësisë”, - përfundoi kryeministri Berisha.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2008