E Diel, 1 Nëntor 2026

Neritan Ceka, nënkryetari i ri i Parlamentit

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, është nënkryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Vetë Ceka e ka pranuar këtë post, duke theksuar se kjo lëvizje nuk ka lidhje me bashkimin me Partinë Demokratike, por kreu i PAD-së ka lënë të hapur mundësinë e bashkimit me PD-në, duke thënë se ky bashkëpunim mbetet për t u parë në ditët e ardhshme. Ai ka pohuar më tej se posti i nënkryetarit të Kuvendit është një post i preferuar nga çdo deputet. Ceka do të zëvendësojë ministrin aktual të Arsimit dhe Shkencës, Fatos Bejën. Me këtë veprim, Ceka mendohet t i bashkohet koalicionit të djathtë, dhe largohet zyrtarisht nga koalicioni i majtë. Vendimi për këtë post është ndërmarrë pas disa kohë negociatash. Pak kohë më parë, Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike ka deklaruar se shumë shpejt mund të ishte pjesë e mazhorancës. Për ish-demokratin e vjetër, ekzistenca e partisë që drejton rrezikohet gjithnjë e më shumë nga politika e fshehtë e të mëdhenjve, me të cilët nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të bashkohet. “Do të pranojmë bashkëpunim për aspektet që na interesojnë. Është krijuar një kanal i thellë për shkak të ndryshimeve kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor. Aleanca Demokratike e ndien veten të marzhinalizuar dhe të rrezikuar për zhdukje për shkak të ndryshimeve kushtetuese dhe bashkëpunimit PS-PD”, - ka thënë ai.

Ky lajm është publikuar: 30/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›