Komisioni i Jashtëm gjerman"OK" MSA-së me Shqipërinë
Autori i Lajmit: red.
Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë i Bundestagut gjerman miratoi projektligjin për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Bashkimit Evropian me Shqipërinë. Kjo ka bërë që të hapet rruga për miratimin e ligjit nga Bundestagu gjerman dhe nga përfaqësuesi i Landeve Federale gjermane, Bundesrati. Ligji pritet të miratohet përfundimisht javët në vijim. Miratimi nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë nuk mori asnjë votë kundër. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit midis BE dhe Shqipërisë u nënshkrua në Luksemburg më 12 qershor 2006. Marrëveshja konkretizon përafrimin e Shqipërisë në BE dhe përforcon statusin e Shqipërisë si kandidat potencial për antarësim. Realizimi i marrëveshjes kërkon nga Shqipëria një punë të madhe në ndërmarrje reformash ku Bashkimi Evropian dhe Gjermania është betuar se do të japin kontributin e saj. Gjermania mbështet përafrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian duke dhënë një ndihmë të konsiderueshme, jo vetëm politike, por edhe ekonomike ku shuma mendohet të jetë rreth 700 milion euro.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2008