Shqipëria, ftesa për NATO dhe krizat pafund!
• Adriana Civici
Po jetojmë paradoksin! Përballë shpresës së madhe që çdo shqiptar po përjeton Po jetojmë paradoksin! Përballë shpresës së madhe që çdo shqiptar po përjeton në pritje të marrjes së ftesës së NATO-s, si gjithmonë politika na ofron larmi situatash pa sens, autoritetet e larta të shtetit, të parlamentit, të qeverisë dhe forcës së djathtë kanë më se një javë që e konsiderojnë këtë çast historik të Shqipërisë, e theksoj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si një të drejtë legjitime për ta monopolizuar dhe reduktuar thjeshtë dhe vetëm në ato pseudoreforma të “mrekullueshme” që po i dhurojnë përditë njerëzve të thjeshtë, familjeve shqiptare, politikës, institucioneve publike e jopublike, shoqërisë civile, sistemit zgjedhor, drejtësisë, varfërisë, sigurisë dhe standardeve të jetës etj., etj. Dhe për ironi të fatit historia vazhdon! Kështu ndodhi dhe kur u firmos Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, edhe pse kjo forcë kishte veçse disa muaj që qeveriste, e kur të gjithë e dimë se një marrëveshje e të tilla përmasave nuk mund të kurorëzohet me një punë disa mujore, e jo më të pretendosh për monopolin e suksesit dhe meritave vetëm të një grupimi politik.
Përtej avantazheve që të gjithë shpresojmë nga marrja e kësaj ftese, për hir të kësaj qeverisje, Shqipëria do të festojë kokulur, pasi Gërdeci s’mund të jetë thjeshtë një imazh i keq, por një plagë e rëndë që po e vuajmë të gjithë, një korrupsion dhe paaftësi shtetërore e paprecedent, një tragjedi e përmasave kombëtare që zgjat më tej zinxhirin e krizave.
Po jetojmë paradoksin! Në çdo raport kombëtar e ndërkombëtar ndeshemi me frazën unike “Shqipëria me stabilitet makroekonomik”. Megjithatë Shqipëria përballet me hallet e papunësisë, me hallet e varfërisë, me situatën aq problematike të natyrës socio-psikologjike që na rendit ndër shoqëritë më depresive, pikërisht për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, ndër shoqëritë më të korruptuara, ndër vendet me thithje të pakët të investimeve të huaja, dhe së fundi ndër vendet më pak të mbrojtura, për të mos thënë ndër ekonomitë më të ekspozuara ndaj krizave si kjo e çmimeve.
Edhe nëse dëshirojmë të besojmë se Shqipëria po “zhvillohet”, rritja ekonomike prej 5% (ndonëse e rënë po t’i referohemi nivelit 5.6% në 2005) vihet në pikëpyetje nga të dhënat kokëfortë të publikuara nga ndërkombëtarët:
Ekonomia informale, 19.76 miliardë dollarë ose mbi 50% e PBB-së; Ekonomia shqiptare mbahet veçse nga remitancat nga jashtë në masën 600-800 milionë dollarë, dhe jo nga rritja e kapacitetit dhe mobilizimi e shfrytëzimi i burimeve të brendshme; Papunësia 13% e deklaruar, por që realisht e kalon nivelin prej 30%; Popullsia nën nivelin e varfërisë mbi 30% po thellohet dhe më shumë duke mos patur asnjë politikë të mirëfilltë për rishpërndarje të barabartë të të ardhurës kombëtare, por polarizim evident, zonat me shtresa të varfra kryesisht rurale dhe veriore po varfërohen dhe më shumë për shkak të nivelit të ulët të arsimimit, fermerëve të paorganizuar, fragmentarizmit të tyre, mungesës së investimeve, duke bërë të pranishme të dy anët e medaljes, varfërinë absolute dhe atë relative etj.; Investimet vetëm 23% të PBB-së; Investimet e huaja direkte zënë vetëm 4% të PBB-së; Investimet e huaja për frymë janë tri herë më pak se Maqedonia, 4 herë më pak se Bullgaria, 6 herë më pak se Kroacia e Sllovenia, dhe në një nivel veçse me Bosnje e Hercegovinën që konsiderohet një ekonomi e pas luftës dhe me koeficient të ulët të sigurisë, sidomos sa i takon stabilitetit që kërkon thithja e investimeve dhe zhvillimi në vend; Borxhi publik arrin 54% të PBB-së; Eksportet 962 milionë dollarë; Importet 3.4 miliardë; Deficiti i llogarisë korrente 2 miliardë e 438 milionë dollarë, ose mbi 20% e PBB-së, deficit i ndikuar shumë nga impakti i importeve në energji!
Ndërkohë që eksperiencat botërore, por dhe studimet e analizat ndërkombëtare ndër sfidat për një rajon të zhvilluar, rendisin përmirësimet rrënjësore në klimën e investimeve, në shëndoshjen e klimës së biznesit, në forcimin dhe modernizimin e administratës publike, të legjislativit e në mënyrë të veçantë të politikë-bërjes. Këto analiza evidentojnë si objektivin kryesor që do të garantojë pranimin në BE të këtyre vendeve, përmirësimin strukturor të performancës së ekonomisë. Dhe në mënyrë tradicionale, të gjithë këto vende e veçanërisht Shqipëria vuajnë nga infrastruktura e dobët, nga fuqia punëtore e pakualifikuar, nga madhësia e tregut, nga mungesa e produktivitetit të lartë në vend, nga problemet e krizës energjetike, nga kriza institucionale dhe mungesa e stabilitetit të prioriteteve dhe politikave, nga moszgjidhja e çështjes së pronësisë.
Shumëkush mund të pretendojë që këto rreshta kanë të bëjnë me politika të mëdha e që i përkasin termave afatgjata. Natyra e të gjithë treguesve të mësipërm është e lidhur ngushtë me jetën tonë të përditshme dhe secili prej tyre kontribuon në atë se sa e aftë, se sa e zhvilluar dhe se sa e fortë është ekonomia për të përballuar krizat e brendshme dhe të jashtme.
Kriza e rritjes së çmimit të bukës dhe produkteve të tjera baze të tavolinave tona, që në momentin e shfaqjes dëshmoi se nuk ishte një krizë e momentit, sikurse përpiqet ta zbukurojë qeveria, por një krizë e thellë, që ka kohë që është e pranishme në botë, është krizë që do të zgjasë, është krizë strukturore dhe përderisa prek çdo shqiptar, është krizë e paaftësisë qeverisëse.
Përballë masave që morën qeveritë dhe ekonomitë e vendeve të tjera, bile edhe vendet fqinjë si Maqedonia e Mali i Zi. Shqiptarët përfituan çmimin e rritur të bukës me tendencë deri 50%, që i shtoi shpenzimet e tyre me 14% më shumë, që pensionistëve i kushtoi 2400 lekë të buxhetit të tyre qesharak, dhe gjithë shqiptarëve rritja e gjithë paketës së produkteve bazë ushqimore do t’ju kushtojë 60% të buxhetit familjar, pasi importet e këtyre produkteve janë 8 herë më të larta se eksportet!
Përballë kësaj situate, Skenari nr.1 i servirur nga qeveria ishte “ne nuk ndërhyjmë dot se çmimet i vendos tregu i lirë”. Dhe kjo në gjuhën e ekonomistit, por dhe të qytetarit të thjeshtë përkthehet në:
S’ka nevojë dhe s’ka vend për politika të rritjes së prodhimit vendas!
S’ka vend për mbështetje të bujqësisë, ku janë të punësuar mbi 58% e fuqisë punëtore!
S’ka vend për rritje të investimeve për lëndët e para të prodhuara në vend!
S’ka arsye të forcohet kontrolli për konkurrencë të ndershme nga institucionet shtetërore të mbikëqyrjes së tregut dhe evitimit të spekulimeve të brendshme të tregtarëve me pakicë dhe grosistëve!
S’ka vend për luftë kundër monopoleve!
S’ka vend për rillogaritje të tatimeve për pjesën e çmimit të rritur, me qëllim që të frenohet rritja e mëtejshme!
S’ka vend për kompensim të rritjes së çmimit të energjisë, s’ka vend për thellim të liberalizimit dhe rinegocim të MTL-ve me rajonin, duke hapur tregun për produkte si mielli etj., në mënyrë që të ndikohet në ulje çmimi!
S’ka vend për mobilizim të rezervës shtetërore për drithëra, megjithëse kjo rezervë sipas deklarimeve të Kryeministrit arrin 3.5 muaj importe! Dhe më e keqja:
S’ka vend për kompensim të shtresave më në nevojë me të ardhura nën nivelin jetik!
Si në çdo fushë dhe këtu Shqipëria ka boll kohë për të humbur. U desh një kohë e gjatë debatesh televizive, shkrimesh sensibilizuese pafund, ku u përfshinë politikanë të opozitës dhe disa zëra nga pozita, qytetarë, shoqëria civile, akademikë e shkencëtarë, por asnjë zë nga qeveria përveç justifikimeve e argumenteve pa sens në kundërti të krizës që na mbërtheu. U desh kohë që qeverisë t’i mbushej mendja e të pranonte të hidhte Skenarin nr.2: skemën e kompensimit. Dhe po t’ju referohemi komenteve të kryetarit të qeverisë në parlament u shkua dhe më tej, sipas tij qeveria do të kompensojë sa herë të rritet çmimi. Por zyrtarët e ekzekutivit shpejtuan të sqarojnë se qeveria tashmë e ka bërë indeksimin dhe rritja e pagave dhe pensioneve është më e madhe se rritja e çmimeve! Serioziteti i tyre mori ngjyra dhe më të bukura, kur nga njëra anë ministri i Bujqësisë nuk e shikon të arsyeshme të rrisë sipërfaqet e mbjella me drithëra se ne prodhojmë në vend mbi 50%, dhe nga ana tjetër si për shakanë e shqiptarëve, zv.ministri i Financave deklaroi të kundërtën, se ne importojmë 70% të tyre! Kohë barcaletash! Shqiptarët presin nga qeveria që idenë e mirë të skemës së kompensimit ta bëjë reale, të besueshme dhe transparente për të gjithë treguesit e bazuar në analiza, se sa është efekti, sa lekë duhen për këtë kompensim, cilat janë shtresat që do të përfitojnë, dhe ç’ka është më e rëndësishmja ku do t’i gjejë paratë qeveria që të bëjë kompensime sa herë të ketë rritje çmimesh?!.
Kjo pasi shqiptarët kanë dhe çmimin e rritur me 20% të energjisë elektrike për të paguar, kanë dhe 10% të tatimit mbi transferimin e pasurive, kanë dhe taksën e sheshtë që ka përfshirë këdo dhe kudo, kanë dhe rritjen e çmimeve në total prej 3% të deklaruar nga INSTAT vetëm për muajin janar, kanë dhe pagesat referencë, kanë dhe pagesën e rritur të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, kanë dhe TVSH-në e re prej 20% për librat dhe shkollimin.
Dhe për t’ju kthyer dhe njëherë çështjeve të mëdha/të vogla, çështjeve që kanë të bëjnë direkt me keq/mirëqeverisjen e që kushtëzojnë jetën e shqiptarëve, masë e domosdoshme është përgjegjësia për skema reale dhe urgjente kompensimi të shtresave më në nevojë, përmirësimin e klimës së biznesit, garantimin e konkurrencës së ndershme, luftën kundër korrupsionit, rivitalizimin e burimeve të brendshme, nxitjen dhe mbështetjen e prodhimit vendas.
Shqipëria dhe shqiptarët kërkojnë jo vetëm skema kompensimi, por zhvillim real dhe strukturor, pasi deri më sot çdo reformë e artikuluar ka precipituar vetëm dhe vetëm në mbushjen e buxhetit, si të ishte i vetmi interes imediat ai financiar, duke harruar që zhvillimi na duhet për sot, për nesër e për më tej!
Shqipëria dhe shqiptarët kërkojnë me forcë daljen e autorësisë dhe përgjegjësisë për ngjarjen e Gërdecit sa më shpejt të jetë e mundur, për një jetë të sigurt, pasi asnjeri sot s’beson që një ftesë e dhënë nga aleatet do të ndryshojë jetën tonë nesër, nëse në Shqipëri mungon demokracia, reformat dhe përgjegjshmëria. Dhe për këtë më shumë se kurrë sytë e të gjithë shqiptarëve janë kthyer nga aftësia e ambientit politik, juridik, institucional për të ndryshuar dhe të patur një shtet më të mirë, më pak të korruptuar, më pranë parametrave evropiane, pasi përfundimisht shqiptarët meritojnë shumë më shumë se sa një ftesë!