E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë sulmet në Homs

Aktivistët sirianë pohuan të enjten se forcat e regjimit të presidentit Assad po vazhdojnë me bombardimin e lokacioneve të forcave opozitare në Homs.

Dita e enjte ishte dita e 20’të që prej se ka filluar ofensiva e regjimit në qytetin Homs, gjatë së cilës thuhet se janë vrarë disa qindra njerëz.

Sulmi i së enjtes pasoi vrasjen e dy gazetarëve të huaj, të korrespondentes amerikane të gazetës ditore britanike ‘The Sunday Times’, Marie Colvin, dhe të fotoreporterit francez, Remi Ochlik. Ministria e Jashtme e Sirisë ka kumtuar të enjten se pushteti sirian nuk është përgjegjës për vrasjen e tyre, meqenëse që të dy gazetarët kanë hyrë fshehurazi në vend, duke marrë kështu gjithë rrezikun mbi vete.

Autoritetet siriane ua ka ndaluar mediave të huaja që të operojnë lirshëm brenda vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›