E Diel, 1 Nëntor 2026

Zi dyditore për shkak të fatkeqësisë hekurudhore

Presidentja e Argjentinës, Cristina Kirchner, ka shprehur dhembjen e saj të thellë për fatkeqësinë e ndodhur në Buenos Aires, si pasojë e së cilës humbën jetën 50 njerëz, andaj ka shpallur zi kombëtare dyditore në vend dhe ka pezulluar shumë manifestime publike, përfshirë paradën masovike të premten, me të cilën do të përmbyllej karnavali në Buenos Aires.

Edhe autoritet e kryeqytetit Buenos Aires tashmë kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm në gjithë provincën.

Sipas të dhënave të fundit, të cilat i publikoi të enjten televizioni BBC, në fatkeqësinë hekurudhore në Buenos Aires u regjistruan 50 viktima, përderisa 676 persona të tjerë u lënduan.

Autoritete argjentinase ende po i hetojnë shkaqet e fatkeqësisë, që ndodhi derisa një tren përplot me udhëtarë goditi platformën në fund të peronit brenda stacionit Onse, në Buenos Aires.

"Ne po supozojmë se shkak ishte një prishje në frenat e trenit”, deklaroi të enjten sekretari për Komunikacion i Argjentinës, Juan Pablo Schiavi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›