Lirohet deshmitari i vrasjes se Hajdarit
Tirane- Lirohet nga burgu Petrit Cakrri, deshmitari i vrasjes se deputetit demokrat Azem Hajdari. Vendimin per lirimin e Cakrrit e ka marre Gjykata e Tiranes, e cila ka konstatuar se ai kishte qendruar ne qeli edhe 4 muaj me shume. Gjate seances se djeshme gjyqesore, juristi i burgut te "Shen Kollit", i ka paraqitur gjykates te gjitha te dhenat e tij, ne lidhje me vitet e denimit qe i denuari ka vuajtur. Juristi i burgut paraqiti nje raport te sakte me te dhena, te cilat gjykata i shqyrtoi me hollesi. Pas llogaritjeve, gjyqtari i ceshtjes Artan Broci vendosi te pranoje kerkesen e Cakrrit per lirimin e tij nga qelia, pasi kishte perfunduar denimin me 10 vjet e 6 muaj burgim.
Kerkesen per lirimin e tij, Cakrri e depozitoi disa muaj me pare. Ne kerkesen e tij, ai shpjegonte se kishte me shume se 4 muaj qe ishte duke qendruar padrejtesisht ne burg. Perpara se te depozitonte ankimimin ne gjykate, 38-vjecari kercenoi se do te veteflijohej ne rast se nuk lirohej. "Une e kam mbaruar denimin, po me mbanin ne burg kot. Dua te lirohem, burgimi im eshte i padrejte, ose perndryshe do te veteflijohem", kjo ka qene edhe deklarata e Cakrrit, perpara drejtuesve te institucionit ku ishte duke vuajtur denimin. Per lirimin e tij nga burgu, 38-vjecari i ishte drejtuar me dy letra Avokatit te Popullit, ndersa ka hyre dy here ne greve urie. Madje ai u arratis nga burgu i "Shen Kollit", pas lejes 5 ditore duke deklaruar se kishte perfunduar denimin. Pas arratisjes 38-vjecari largohet jashte vendit, per t'u rikthyer me pas duke u arrestua pas 3 muaj ne arrati.
Cakrri eshte akuzuar se i ka grabitur me ane te mashtrimit 20 mije dollare Fatmir Kallashit. Ky i fundit ka qene ne te njejten dhome me Petrit Cakrrin, ne burgun 302 qe ndodhet ne rrugen "Mine Peza". Duke luajtur brenda qelise, Cakrri ne bisede e siper i ka premtuar se do ta lironte nga burgu Kallashin, nese do te paguante shumen prej 20 mije dollaresh. Fatmir Kallashi ka pranuar te bashkepunoje me Cakrrin, ne kembim te lirise se shumekerkuar. 38-vjecari njihet edhe si deshmitar i vrasjes se deputetit demokratik Azem Hajdari.